26 episodes

Mission Europe është një kurs gjuhe për fillestarët dhe përbëhet nga tregimet fantastike policore Mission Berlin, Misja Kraków dhe Mission Paris. Hyni në botën e gjuhëve dhe mësoni gjermanisht!

Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle Deutsche Welle

    • Language Learning

Mission Europe është një kurs gjuhe për fillestarët dhe përbëhet nga tregimet fantastike policore Mission Berlin, Misja Kraków dhe Mission Paris. Hyni në botën e gjuhëve dhe mësoni gjermanisht!

    Mission Berlin 26 – Eksperimente me kohën

    Mission Berlin 26 – Eksperimente me kohën

    E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit?
    Ana është kthyer sërish në kohën e tashme dhe i tregon Paulit çelësin e ndryshkur, me të cilin duhet bllokuar makina që udhëton në kohë. Por për këtë i duhet një kod, të cilin nuk e ka. Ana provon të përkthejë në nota muzikore emrin e kompozitorit Dachfeg. Në momentin e fundit shfaqet Gruaja me të Kuqe dhe kërkon t'i dorëzojë çelësin. Ana e fut çelësin në makinën e kohës dhe jep kodin. A do të arrijë ta pengojë shkatërrimin e makinës së kohës Gruaja me të Kuqe, apo do të ktheheht edhe ajo njësoj si makina në pjesë të historisë?

    • 5 min
    Mission Berlin 25 – Shkopinj në rrota

    Mission Berlin 25 – Shkopinj në rrota

    Koha dalëngadalë po mbaron dhe Anës i duhet të ndahet nga Pauli, për t'u kthyer në 9 nëntorin e kohës së tashme. Për ta kryer misionin asaj i mbeten vetëm pesë minuta. A do të mjaftojë kjo?
    Lojtari e këshillon Anën të shfrytëzojë rrëmujën për t'u larguar pa u vënë re. Por Ana nuk dëshiron të largohet, pa I thënë mirupafshim Paulit. Ajo i memorizon rezultatet e lojës dhe konstaton se çelësi i ndryshkur është njëri nga dy çelësat për zgjidhjen e enigmës. Tjetri është muzika. Po a do të arrijë ajo në kohën e duhur, për ta penguar më të keqen? Mbeten vetëm 5 minuta, për ta përfunduar me sukses misionin.

    • 5 min
    Mission Berlin 24 – Minutat kalojnë

    Mission Berlin 24 – Minutat kalojnë

    Ana e gjen kutinë metalike që ka fshehur në vitin 1961, por nuk e hap dot, sepse është ndryshkur. Kur më në fund arrin ta hapë, gjen në të një çelës të vjetër. Çelësi i së fshehtës?
    Koha fluturon dhe Anës i duhet të hapë kutinë metalike. Por lojtari e paralajmëron që të mos e hapë kutinë në praninë e të tjerëve. Brenda në kuti ajo gjen në fund një çelës të vjetër të ndryshkur. Tani ajo duhet të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në kohën e tashme, për t'ia prishur planet Gruas me të Kuqe. Po a mbetet kohë e mjaftueshme për këtë?

    • 5 min
    Mission Berlin 23 – Shihemi më vonë

    Mission Berlin 23 – Shihemi më vonë

    Anën e merr me vete për në Bernauer Straße një motoçiklist. Ai që e ndihmon është Emre Ogur-i, i cili i uron fat në Berlin. Po a mjafton kjo për t'i shpëtuar Gruas me të Kuqe dhe për ta gjetur kutinë metalike?
    Lojtari e këshillon Anën që të gjejë ndonjë mjet rasti për të udhëtuar për në Bernauer Straße, sepse po mbaron koha. Atë e merr me vete në një motoçikletë një djalë i ri, komisari i mëvonshëm Emre Ogur. Por në çastin kur Ana takon Hajdrunin dhe Paulin, shfaqet edhe Gruaja me të Kuqe. Pauli dhe burri i Hajdrunit, Roberti, arrijnë ta dëbojnë atë. Ndërkohë, Ana niset për të marrë kutinë metalike. Po a është kutia pas kaq kohësh ende në atë vend ku e fshehën?

    • 5 min
    Mission Berlin 22 – Vihu në lëvizje

    Mission Berlin 22 – Vihu në lëvizje

    Ana spostohet në Berlinin e vitit 1989, në momentet e gëzimit të madh për shembjen e Murit të Berlinit. Asaj i duhet të depërtojë në masat e njerëzve dhe të marrë kutinë metalike. A do t'ia dalë mbanë?
    Pikërisht në kohën kur Ana do të udhëtojë për në vitin 1989, shfaqen helmetzinjtë. Gruaja me të Kuqe i udhëzon që ta gjejnë patjetër Anën – të gjallë! Megjithatë, Ana arrin të ngjitet në makinën e udhëtimit në kohë dhe të mbërrijë në Berlin ditën e shembjes së Murit. Ajo e sheh veten mes masave të njerëzve para Portës së Brandenburgut, por i duhet të arrijë në Bernauer Strasse. I mbeten vetëm 30 minuta kohë. A do ta gjejë ajo shpejt rrugën përmes masave të njerëzve të qytetit dikur të ndarë?

    • 5 min
    Mission Berlin 21 – Një plan i ri

    Mission Berlin 21 – Një plan i ri

    Ana kthehet në kohën e tashme. Pastor Kavalierin e ka rrëmbyer Gruaja me të Kuqe. Meqenëse nuk e gjen dot se ku e mbajnë pastorin, Ana udhëton për në 9 nëntor 1989, në natën e shembjes së Murit.
    E kthyer në kohën e tashme, Ana mëson nga Pauli se pastori është zhdukur. Atë e ka rrëmbyer Gruaja me të Kuqe. Me sa duket Pauli di më tepër për pastorin dhe makinën që udhëton në kohë, por koha për të folur për të gjitha këto mungon. Ana bie dakord që të udhëtojë në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989. Atje ajo përjeton një qytet të lumtur në krahët e gëzimit, i cili feston shembjen e Murit. Në këtë gjurulldi Ana do që të marrë pa u kuptuar kutinë metalike.

    • 5 min

Top Podcasts In Language Learning

Listeners Also Subscribed To

More by Deutsche Welle