24 episodes

Podcast mbi arsimin, formimin profesional, punësimin, vetëpunësimin dhe vetpunësimin e të rinjve, dhe inovacionin.

Podcasti i karrierës AFTËSI.INFO

    • Business

Podcast mbi arsimin, formimin profesional, punësimin, vetëpunësimin dhe vetpunësimin e të rinjve, dhe inovacionin.

    Rovena Lico

    Rovena Lico

    Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me  doktoreshën reumatologe, Rovena Lico, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim  studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë,  Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre  vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së  Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me  një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm!

     Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

    • 29 min
    Edison Toro

    Edison Toro

    Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

    Në episodin e 23-të njihemi me Edison Toron, 34 vjeҁ,  i cili prej me  shumë se një viti ndryshoi krejtësisht profesion duke kaluar nga puna  në sektorin publik në kultivimin e peshkut dekorativ. Edhe pse i  diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Turqi si dhe nje eksperiencë  shumë vjeҁare në fushën e burimeve njerëzore, ai vendosi të mësonte një  profesion të ri, në një fushë që sipas tij është pothuajse fare e prekur  në Shqipëri. Dëgjoni historinë e tij nga bankat e gjimnazit në Turqi  deri në hapësirën mbushur me akuarium ku jetojnë dhe shumohen mbi 20  specie peshqish, njëri më i veҁantë se tjetri.

    Dëgjim të këndshëm!

     Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

    • 44 min
    Jonel Kristo

    Jonel Kristo

    Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

    Në episodin e 22-të njihemi nga afër me sipërmarrësin energjik Jonel  Kristo, 32 vjeҁ. Pas studimeve të larta për Ekonomiks dhe Investim në  Wisconsin, SHBA, kthehet në Shqipëri dhe punon shkurtimisht pranë një  banke për të kuptuar që ajo që donte vërtetë ishte të vetëpunësohej.  Kështu ai nis rrugëtimin e tij si sipërmarrës, zhvillues dhe menaxhues  projektesh kryesisht në fushën e turizmit, zhvillimit profesional dhe  teknologjisë.

    Dëgjim të këndshëm!

     Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

    • 34 min
    Martin Toro

    Martin Toro

    Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I  apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki  studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te  kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë  Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për  më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si  veteriner syri në Kanada. 

    • 25 min
    Kushtrim Xhakli

    Kushtrim Xhakli

    Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

    Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli.  Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të  produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi  i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e  Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit,  Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga  bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX,  një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of  Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një  sipërmarrës të vërtetë.

    Dëgjim të këndshëm!

    Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

    • 43 min
    Evis Kazazi

    Evis Kazazi

    Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

    Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis  Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events.  Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash,  ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për  ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013  Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj.  Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë.

    Dëgjim të këndshëm!

     Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 

    • 34 min

Top Podcasts In Business

Meine YouTube Story - Der Creator Podcast
Sina Stieding, Georg Nolte, Michalina Seekamp, Christian Lutterbeck
The Diary Of A CEO with Steven Bartlett
DOAC
Working Hard, Hardly Working
Grace Beverley
Andy Stanley Leadership Podcast
Andy Stanley
Think Fast, Talk Smart: Communication Techniques
Stanford GSB
The Indicator from Planet Money
NPR