7 episodi

Cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Unë Dua Të Dëgjohem Kosovo 2.0 & Integra

    • Drammatici

Cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Lufta i prishi krejt

    Lufta i prishi krejt

    Ajo kishte jetë të lumtur. Ishte martuar me dashuri, kishin dhe një vajzë. Gjithçka ishte perfekte deri në ditën kur hynë ata.

    Atë ditë do t’ia vrisnin burrin dhe vajzën e vogël. Do të përjetonte dhunë seksuale, por jo vetëm aq…

    Aktore: Rebeka Qena

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    • 25 min
    Kurrë ditë s’kam pa

    Kurrë ditë s’kam pa

    Ajo nuk kishte fëmijëri të mirë. Në rini kishte një dashuri që dështoi e më vonë një martesë në kushte të varfërisë ekstreme, por edhe të mungesës së dashurisë nga burri.

    Nuk e gëzoi as lindjen e fëmijës që e humbi në foshnjëri.

    Sikur të mos mjaftonin këto, dy herë ishte viktimë e dhunës seksuale — një herë gjatë luftës dhe një herë tjetër shumë kohë para se të niste lufta.

    Episodi 7 — së shpejti…

    Aktore: Xhejlane Tërbunja

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    • 32 min
    Kthimi i gabuar nga Zvicra

    Kthimi i gabuar nga Zvicra

    Teuta kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do ta përjetonte atë që po e shihte në televizor në mesin e viteve të 90-ta, ndërkohë që jetonte me bashkëshortin në Zvicër.

    Kur pas disa vitesh burri i saj vendosi të kthehej në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së, ajo u kthye me të. Por, për shtatzënën kthimi do të ishte vendimi më i gabuar në jetë.

    Ajo do t’i përjetonte ato që njihen si dy ofensivat e ushtrisë serbe nëpër fshatrat e Kosovës. Do të dëbohej nga shtëpia e do të detyrohej të jetonte në mal të hapur, do të plagosej nga një granatë, dhe disa javë para mbarimit të luftës ajo bashkë me 50 gra të tjera do të dhunohej seksualisht në një duzinë për orë të tëra.

    Aktore: Edona Reshitaj

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    • 25 min
    Skllavja e seksit

    Skllavja e seksit

    Atë e kishin ndarë nga kolona, njëjtë sikur shumë gra të tjera.

    Paramilitarët serbë i kishin marrë gratë dhe vajzat më të bukura dhe i kishin futur nëpër shtëpi të braktisura.

    Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Kur ai s’kishte qenë aty, e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistoja, mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se paramilitari serb i jepte komplimente derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj.

    Aktore: Xhejlane Tërbunja

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    • 23 min
    Rrëfimi i ndarjes nga kolona

    Rrëfimi i ndarjes nga kolona

    H.A. nuk e ka të lehtë të dalë në publik, nuk e ka të lehtë sa herë që ndeshet me shikimet e njerëzve. Sidomos, nuk e ka të lehtë kur sheh njerëz të uniformuar. Atë ende e mundon krimi i kryer mbi të — një përdhunim që ka zgjatur me orë të tëra nga ushtarë e paramilitarë serbë. Pesë prej tyre i mban mend...

    Dëshmitarja që vjen nga një fshat i Kosovës tregon mënyrën se si gratë u ndanë nga civilët e tjerë që po dëboheshin nga shtëpitë, dhe u mbajtën gjatë gjithë natës, duke u përdhunuar disa herë.

    Nëna e tre fëmijëve brenda një interviste ka përsëritur tre herë të gjitha detajet e natës më të vështirë të jetës së saj. Nata pas së cilës ajo thotë se ende nuk e kupton se pse po vazhdon të jetojë.

    Përveç dhunimit seksual, dëshmitarja është dhunuar edhe fizikisht. Shumicën e kohës ka qenë e alivanosur. E sa herë ishte këndellur nuk i kishte ndihmuar askush. Përkundrazi, sa herë kishte bërë përpjekje të këndellet, kishte përjetuar britma dhe goditje të njëpasnjëshme nga ushtarët.

    Nuk ka qenë e vetme. Dëshmitarja thotë se e gjithë shtëpia ku është kryer krimi ka qenë e mbushur me gra, me të cilat pastaj është liruar në grup. Tregimin e asaj nate kishte arritur ta mbante të fshehtë për një kohë... Burrit, që gjatë luftës kishte qenë nën uniformën e UÇK-së, iu deshën dy javë që të hiqte dorë nga divorci...

    Aktore: Rebeka Qena

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    • 12 min
    ‘Pse hyre në atë shtëpi?’

    ‘Pse hyre në atë shtëpi?’

    Ajo e ka përjetuar dy herë dhunën seksuale brenda disa javësh. Sot ende lufton me pranimin nga familjarët. Djali i vogël, ish-ushtar i UÇK-së, kishte vëzhguar nga larg se si gratë ishin futur në shtëpinë ku është bërë dhunimi. E ka parë edhe nënën e tij. Nuk e mbështet, përkundrazi e gjykon ende për këtë tragjedi. E torturon me pyetjen, “Pse hyre në atë shtëpi?!”

    Aktore: Shengyl Ismaili

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    • 31 min

Top podcast nella categoria Drammatici