19 episodes

Me mysafirët, në podkastin Të Flasim bisedojmë për tema të ndryshme, që gjithmonë janë të rëndësishme edhe për të rinjtë.

Të flasim RFE/RL

    • Education

Me mysafirët, në podkastin Të Flasim bisedojmë për tema të ndryshme, që gjithmonë janë të rëndësishme edhe për të rinjtë.

    Nga 25 dollarë në miliona: Si e realizoi Krenari ëndrrën amerikane?

    Nga 25 dollarë në miliona: Si e realizoi Krenari ëndrrën amerikane?

    I inspiruar nga një familjar, Krenar Roka ka dashur medoemos të përjetojë jetesën në Shtetet e Bashkuara. Por, kur ka shkuar, ai tregon sesi “realiteti i është përplasur fytyrës”. Fillimisht student, ai më vonë është bërë bashkëthemelues i një biznesi që po rritet gjithnjë e më shumë.

    • 20 min
    Pse t’i studioni shkencat matematiko-natyrore?

    Pse t’i studioni shkencat matematiko-natyrore?

    Vetëm 2.1 për qind e totalit të të gjithë studentëve të regjistruar në universitete publike dhe kolegje private të Kosovës, kanë studiuar për shkencat matematiko-natyrore, në vitin akademik 2021/2022. Pse ky trend, dhe sa kanë perspektivë në Kosovë studimet në këtë fushë? Bisedojmë me Avni Berishën, profesorin e kimisë në Universitetin e Prishtinës dhe Fjolla Azemin, e cila ka studiuar për matematikë financiare në po të njëjtin universitet.

    • 28 min
    Trauma: Nga shkaktarët e deri te shërimi

    Trauma: Nga shkaktarët e deri te shërimi

    Në këtë edicion të podkastit Të flasim, do të diskutojmë për traumën. Mund të mësoni për shkaktarët që çojnë deri te kjo gjendje, për simptomat, e deri te shërimi.

    • 21 min
    Pse kaq shumë lodhje kronike?

    Pse kaq shumë lodhje kronike?

    A po përballeni me lodhje emocionale? A po ju duket që keni zbrazëti brenda vetes? Ndoshta e keni humbur edhe kënaqësinë në aktivitetet që dikur i donit? Nëse po, ndoshta po përballeni me lodhje kronike. Psikologia Fiona Muhaxheri na tregon pse dikush përballet me këtë gjendje dhe si mund të menaxhohet.

    • 17 min
    "Mund t’i jap shumëçka Kosovës”: Benjamini, i riu që e synon revolucionin në marketingun digjital

    "Mund t’i jap shumëçka Kosovës”: Benjamini, i riu që e synon revolucionin në marketingun digjital

    I renditur në listën e revistës Forbes, 30 under 30, Benjamin Kolenoviq, beson se mund të bëjë revolucion në botën e marketingut digjital. Më 2020, ai e ka hapur kompaninë e tij Growzillas dhe deri më tani i ka mbi 150 klientë në Kosovë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kolenoviq, i cili jeton në Prishtinë, beson se në Kosovë ka shumë pontecial për sukses, dhe se ka shumëçka për t’i dhënë vendit të tij.

    • 20 min
    Gjysma e botës në rrugë drejt mbipeshës: Si të parandalohet?

    Gjysma e botës në rrugë drejt mbipeshës: Si të parandalohet?

    Si të bëjmë zgjedhje të shëndetshme të të ushqyerit? Si t’i kontrollojmë nepset? A na lejohen ndonjëherë ushqimet me shumë vaj e sheqer? Këtyre dhe plot pyetjeve tjera rreth ushqimit u përgjigjet dietologia Vala Pupovci. Me të diskutojmë nëse ne jemi çfarë hamë dhe si lidhet ushqimi me gjendjen tonë emocionale e mendore.

    • 22 min

Top Podcasts In Education

The Mel Robbins Podcast
Mel Robbins
The Subtle Art of Not Giving a F*ck Podcast
Mark Manson
News in Slow German
Linguistica 360
The Glow Up Secrets
Elicia Goguen
Coffee Break German
Coffee Break Languages
Slow German
Annik Rubens