21 avsnitt

“Amfora.al” është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Në brendësi të saj do të gjeni publikime ekskluzive, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës.
_____________________

"Amfora.al" is an online media dedicated to archeology and cultural monuments in Albania, focusing on the city of Durrës.

Zëri i Kulturës Amfora.al

    • Samhälle och kultur

“Amfora.al” është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Në brendësi të saj do të gjeni publikime ekskluzive, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës.
_____________________

"Amfora.al" is an online media dedicated to archeology and cultural monuments in Albania, focusing on the city of Durrës.

    Tekstet shkollore dhe pasaktësitë

    Tekstet shkollore dhe pasaktësitë

    Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar.

    Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve.

    Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.

    • 18 min
    Beteja për Urën e Zogut - "Zëri i Kulturës" / Ep. 20

    Beteja për Urën e Zogut - "Zëri i Kulturës" / Ep. 20

    Ura e Zogut mbetet një monument unik në vendin tonë, ndërtimi i së cilës përfundoi më 14 maj të vitit 1927 dhe lidhte të gjithë Shqipërinë e nën Matit me zonat veriore. Ajo është e tipit të varur dhe mbetet e veçantë për shkak të ndërtimit në atë kohë me betonarme dhe hekur.

    Nismëtari i ndërtimit të saj ishte mbreti Ahmet Zogu, në nder të të cilit ura 478 metra e gjatë njihet edhe si "Ura e Zogut". Prej vitesh njëra këmbë ka çeduar dhe ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin dhe qëndrueshmërinë e strukturës, teksa reshjet e muajve të fundit kanë shtuar edhe më shumë dëmtimet e saj.

    Podcasti i radhës i ciklit “Zëri i Kulturës” është fokusuar tek të rinjtë e Laçit që prej vitesh protestojnë dhe kërkojnë marrjen e masave për restaurimin e monumentit. Elsa Sula, Elton Laska dhe Erjola Hysa rrëfejnë përpjekjen e aktivistëve të Qendrës Rinore Sebastia.

    Gjithashtu ekspertja e mjedisit nga Qendra EDEN, Ermelinda Mahmutaj, analizoi situatën mjedisore dhe nevojën për marrjen e masave për shpëtimin e rrënimit të monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

    • 24 min
    Modele: E shkuara dhe të rinjtë - "Zëri i Kulturës" / Ep. 19

    Modele: E shkuara dhe të rinjtë - "Zëri i Kulturës" / Ep. 19

    Podcasti i radhës i ciklit “Zëri i Kulturës” i dedikohet përsëri nismës "Qyteti që Rrëfen", e cila ka identifikuar modele nga e kaluara, që lidhen me patriotizmin, filantropinë, sportin dhe përkushtimin ndaj komunitetit.

    Këto modele janë parë me interes nga të rinjtë, të cilët janë angazhuar për dokumentimin e kontributit të tyre, duke sjellë historitë e themeluesve të futbollit në Durrës dhe të disa sporteve të tjera, patriotëve që ndihmuan për shpalljen e pavarësisë së vendit dhe arsimtarëve të përkushtuar.

    Arlis Muka dhe Bekër Sijoni janë 2 nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre përgjatë nismës.

    • 11 min
    Qyteti që Rrëfen - "Zëri i Kulturës" / Ep. 18

    Qyteti që Rrëfen - "Zëri i Kulturës" / Ep. 18

    “Zëri i Kulturës”/ Episodi 18

    “Qyteti që Rrëfen” është një nisëm e cila synon të dokumentojë historitë e familjeve të vjetra të Durrësit dhe të figurave që ngritën lart emrin e tyre në disa fusha, kryesisht në mjekësi, diplomaci, inxhinieri dhe arsim.

    Në këtë seri të podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për këtë proces, duke u njohur me detaje të pazbuluara më herët, si edhe me sfidat e arritjet për dokumentimin e këtyre historive, përmes rrëfimit të iniciatorit, Geri Emiri dhe realizuesit të videove të ciklit "Kultura në 1 Minutë", Arlind Veshti.

    Nisma “Qyteti që Rrëfen” po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre dhe Grupimi Informal "Busulla e Trashëgimisë" ka angazhuar një grup djemsh dhe vajzash që janë bërë pjesë e mbledhjes së këtyre historive.

    • 20 min
    Të rinjtë dhe historia e familjes - "Zëri i Kulturës" / Ep. 17

    Të rinjtë dhe historia e familjes - "Zëri i Kulturës" / Ep. 17

    Në këtë seri të sezonit të dytë të Podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për raportin e të rinjve me historinë e familjes së tyre dhe të shkuarën.

    Leart Berisha dhe Jola Grembi janë pjesë e të rinjve dhe aktivistëve të Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila synon të sjelli një ciklësh shkrimesh, podcast-esh dhe videosh, fokusuar tek familjet e mëdha dhe të vjetra të qytetit të Durrësit, si edhe krijimin e 6 pasaportave online për familjet kryesore, si një përmbledhje e historikut të tyre.

    Nisma e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre.

    • 14 min
    "Risitë e Medias Amfora" - "Zëri i Kulturës" / Ep.16

    "Risitë e Medias Amfora" - "Zëri i Kulturës" / Ep.16

    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.

    Në këtë seri të podcastit “Zëri i Kulturës” do të ndajmë me ju produksionet dhe nismat më të fundit të Medias Amfora, dedikuar audiencës sonë.
    Përgjatë punës sonë në bashkëpunim me komunitetin dashamirës të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore kemi krijuar serinë e videove “Kultura në 1 minutë”, sjellë në një format krijues që në rreth 1 minutë trajton histori të jashtëzakonshme për rajonin e Durrësit dhe zhvillimet që ndikuan në ngjarjet e Perandorisë Romake dhe të botës antike.
    Ndërsa për t’i dhënë zë kulturës në qytetin e Durrësit kemi realizuar serinë e podkasteve "Zëri i Kulturës", si një hapësirë diskutimi për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore, arkeologjinë, por edhe përfshirjen e dimensione të tjera, me fokus në tema sociale, mediatike dhe historike.
    Gjithashtu komuniteti është angazhuar në raportimin mbi monumentet e kulturës dhe i ka dhënë vlerë të shtuar punës sonë. Përmes "Raportimit të Qytetarëve të Angazhuar" ne kemi trajtuar tema jo vetëm lokale, por edhe me shtrirje kombëtare.
    Ju ftojmë të dëgjoni podcastin me një pjesë të ekipit të Media Amfora, të cilët ndajnë eksperiencën e tyre përgjatë 1 viti.

    Këto produksione u zhvilluan me mbështetjen e projektit "Media For All", financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko

    • 32 min

Mest populära poddar inom Samhälle och kultur

P3 Dokumentär
Sveriges Radio
Spöktimmen
Ek & Borg Productions
30s in the City med Hanna och Stella
Podplay | Hanna & Stella
P3 Nyheter Dokumentär
Sveriges Radio
Återföreningen
Podme / Perfect Day Media
GP Dokumentär
Göteborgs-Posten