50 episodes

Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio

Bibla Shqip Bibla Shqip Audio

    • Education
    • 5.0 • 1 Rating

Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio

    Zanafilla 1

    Zanafilla 1

    Krijimi i qiellit e i tokës

    1 Në fillim Perëndia krijoia qiejt e tokën. 2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirtib i Perëndisë fluturonte mbi ujërat.

    3 Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë. 4 Perëndia pa se drita ishte e mirë dhe e ndau dritën nga errësira. 5 Perëndia e quajti dritën ditë, ndërsa errësirën e quajti natë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e parë.

    6 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëhet një kube mes ujërave e le t'i ndajë ujërat nga ujërat». 7 Perëndia e bëri kubenë dhe i ndau ujërat që ishin nën kube prej ujërave që ishin mbi kube. Dhe kështu u bë. 8 Perëndia e quajti kubenë qiell. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e dytë.

    9 Pastaj Perëndia tha: «Le të mblidhen ujërat nën qiell në një vend e le të shfaqet tera». Dhe kështu u bë. 10 Perëndia e quajti terën tokë, ndërsa tërësinë e ujërave i quajti dete. Dhe Perëndia pa se ishte mirë.

    11 Perëndia tha: «Le të prodhojë toka bimësi, bimë me farë, pemë frutore që japin fryte me farë, secila sipas llojit të vet, mbi tokë». Dhe kështu u bë. 12 Toka prodhoi bimësi, bimë me farë sipas llojit të vet e pemë frutore me farë sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 13 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e tretë.

    14 Perëndia tha: «Le të bëhen ndriçues në kubenë e qiellit që të ndajnë ditën nga nata e të shërbejnë si shenjë për stinë, ditë e vite. 15 Le të shkëlqejnë në kubenë e qiellit e ta ndriçojnë tokën». Dhe kështu u bë. 16 Perëndia bëri dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin më të madh për të zotëruar ditën, ndërsa më të voglin për të zotëruar natën e yjet. 17 Perëndia i vendosi në kubenë e qiellit që të ndriçojnë tokën, 18 të zotërojnë ditën e natën e të ndajnë dritën nga errësira. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 19 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e katërt.

    20 Pastaj Perëndia tha: «Le të gëlojnë ujërat me një mori qeniesh të gjalla e shpendët le të fluturojnë mbi tokë, në kubenë e qiellit». 21 Perëndia krijoi përbindëshat e mëdhenj të detit, çdo qenie të gjallë që lëviz e që mbush ujërat sipas llojit të vet dhe çdo shpend fluturues sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 22 Atëherë Perëndia i bekoi e tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbushni ujërat e detit dhe shpendët le të shumohen mbi tokë». 23 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e pestë.

    24 Pastaj Perëndia tha: «Le të prodhojë toka qenie të gjalla të çdo lloji: bagëti, zvarranikë e kafshë të egra, secila sipas llojit të vet». Dhe kështu u bë. 25 Perëndia bëri kafshët e egra, bagëtitë e zvarranikët e tokës, secilën sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë.

    26 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tonë e le të sundojë mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit, mbi bagëtitë, mbi mbarë tokën e mbi gjithë zvarranikët që zvarriten mbi tokë».

    27 Perëndia krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet,

    në shëmbëlltyrën e Perëndisë e krijoi,

    mashkull e femër i krijoi.

    28 Pastaj Perëndia i bekoi e u tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbusheni tokën e nënshtrojeni. Sundoni mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit e mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë». 29 Pastaj Perëndia tha: «Ja, ju kam dhënë për ushqim çdo bimë, mbi faqen e tokës, që ka farë e çdo pemë që ka fryte me farë. 30 Dhe kafshëve të egra, shpendëve të qiellit e zvarranikëve të tokës, çdo qenieje të gjallë, u kam dhënë për ushqim gjithë bimësinë». Dhe kështu u bë. 31 Perëndia pa gjithçka që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e gjashtë.











     a1.1 ose: Në fillim kur Perëndia krijoi







     b1.2 të tjerë: fr

    Zanafilla 2

    Zanafilla 2

    1 Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në toc. 2 Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. 3 Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri.

    4 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan.

    Krijimi i burrit dhe i gruas

    Ditën kur Zoti Perëndi krijoi tokën e qiellin, 5 asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se Zoti Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. 6 Megjithatë një burimç dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. 7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. 8 Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. 9 Zoti Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes.

    10 Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. 11 I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. 12 Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. 13 I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. 14 I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat.

    15 Zoti Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante. 16 Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun e i tha: «Nga çdo pemë e kopshtit ha lirisht, 17 por nga pema e njohjes të së mirës e të së keqes mos ha, sepse ditën që ha prej saj, me të vërtetë do të vdesësh».

    18 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Do t'i bëj dikë përkrah si veten e tijd». 19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu të gjitha kafshët e tokës e të gjithë shpendët e qiellit. I solli para njeriut, për të parë sesi do t'i quante. Çfarëdo emri që njeriu do t'u vinte, ai do të ishte emri i tyre. 20 Kështu njeriu i vuri emër çdo bagëtie, çdo shpendi të qiellit e çdo kafshe të egër. Megjithatë, Adamit nuk iu gjet askush përkrah si vetja e vet. 21 Atëherë Zoti Perëndi e vuri njeriun në gjumë të thellë. Kur e zuri gjumi, i mori një brinjë e në vend të saj i vuri mish. 22 Me brinjën që mori nga njeriu Zoti Perëndi bëri gruan dhe e solli te njeriu. 23 Atëherë njeriu tha:

    «Kjo tani, është kockë prej kockave të mia,

    mish prej mishit tim.

    Do të quhet grua,

    se nga burri ajo u nxor».

    24 Prandaj burri do të lërë të atin e të ëmën, do të bashkohet me gruan e vet e do të bëhen një mish.

    25 Njeriu me gruan e tij ishin që të dy lakuriq, por nuk kishin turp.











     c2.1 he. gjithë ushtria e tyre







     ç2.6 ose: avull; re







     d2.18 he. një ndihmës si përballë tij





     

    Zanafilla 3

    Zanafilla 3

    Mosbindja e Adamit dhe e Evës

    1 Gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha kafshët e egra që Zoti Perëndi kishte bërë. Ai i tha gruas: «A ju ka thënë vërtet Perëndia të mos hani nga asnjë pemë e kopshtit?». 2 Gruaja i tha gjarprit: «Nga fryti i pemëve të kopshtit mund të hamë, 3 por për frytin e pemës në mes të kopshtit, Perëndia tha: “Mos hani prej saj e mos e prekni, përndryshe do të vdisni”». 4 Atëherë gjarpri i tha gruas: «Nuk do të vdisni, jo, 5 sepse Perëndia e di se ditën që do të hani prej saj, do t'ju hapen sytë e do të jeni si Perëndia, duke njohur të mirën e të keqen».

    6 Dhe gruaja pa se pema ishte e mirë për t'u ngrënë, joshëse për syrin e tërheqëse, sepse jepte dijen. Ajo mori nga fryti i pemës, hëngri e i dha edhe burrit të saj që ishte me të. Hëngri edhe ai. 7 Atëherë të dyve iu hapën sytë dhe panë se ishin lakuriq. Qepën gjethe fiku e i vunë rreth ijëve.

    8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi duke shëtitur në kopsht, në flladin e ditës, dhe njeriu me gruan e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi mes pemëve të kopshtit.

    9 Zoti Perëndi e thirri njeriun e i tha: «Ku je?». 10 Ai u përgjigj: «Ta dëgjova zërin në kopsht e pata frikë, se isha lakuriq, prandaj u fsheha». 11 Dhe ai tha: «Kush të tha se je lakuriq? A mos hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash?». 12 Njeriu u përgjigj: «Gruaja që më dhe, më dha prej pemës e unë hëngra». 13 Zoti Perëndi i tha gruas: «Çfarë bëre kështu?». Gruaja u përgjigj: «Gjarpri më mashtroi e unë hëngra».

    14 Zoti Perëndi i tha gjarprit:

    «Për këtë që bëre,

    mallkuar qofsh ndër gjithë bagëtitë e kafshët e egra.

    Mbi bark do të zvarritesh

    e pluhur do të hash gjithë ditët e jetës tënde.

    15 Armiqësi do të shtie mes teje e gruas,

    mes farës tënde e farës së saj

    që do të ta shtypë kokën,

    ndërsa ti do t'i plagosësh thembrën».

    16 Gruas i tha:

    «Shumë dhimbje barre do të të jap

    e me mundim do t'i lindësh fëmijët.

    Burrin tënd do ta dëshirosh,

    por ai do të sundojë mbi ty».

    17 Adamit i tha:

    «Meqë dëgjove gruan

    e hëngre nga pema

    që të urdhërova

    të mos hash,

    mallkuar qoftë toka për shkakun tënd!

    Me mund do të hash prej saj gjithë ditët e jetës sate.

    18 Gjemba e ferra do të prodhojë për ty

    e bimët e fushës do të hash.

    19 Me djersën e ballit

    do ta nxjerrësh bukën e gojës

    derisa të kthehesh në dhe,

    se prej tij u nxore,

    pluhur je

    e në pluhur do të kthehesh».

    20 Njeriu e quajti gruan Evë, se ajo ishte nëna e gjithë të gjallëve. 21 Zoti Perëndi bëri veshje prej lëkure për Adamin e gruan e tij dhe i veshi ata.

    22 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Ja, njeriu u bë si një nga ne. Ai njeh të mirën e të keqen. Nëse tani zgjat dorën dhe merr e ha edhe nga pema e jetës, do të jetojë përjetë». 23 Prandaj Zoti Perëndi e nxori jashtë kopshtit të Edenit që të punojë tokën prej së cilës u mor. 24 E dëboi njeriun dhe në lindje të kopshtit të Edenit vendosi kerubëtdh dhe një shpatë flakëruese që vringëllon për të ruajtur udhën për te pema e jetës.









     dh3.24 ose: kerubimët; kerubinët

    Zanafilla 4

    Zanafilla 4

    Kaini dhe Abeli

    1 Adami fjetie me Evën, gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Kainin, prandaj tha: «Me ndihmën e Zotitë fitova një njeri!». 2 Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari dhensh, ndërsa Kaini punonte tokën. 3 Pas njëfarë kohe Kaini i kushtoi Zotit nga frytet e tokës. 4 Edhe Abeli i kushtoi nga të parëlindurit e kopesë e nga dhjami i tyre. Zoti e pa me pëlqim Abelin dhe kushtimin e tij, 5 ndërsa Kainin dhe kushtimin e tij nuk e pa me pëlqim. Kaini u zemërua fort dhe i iku fytyra. 6 Zoti i tha Kainit: «Përse je zemëruar fort e të ka ikur fytyra? 7 Nëse vepron mirë a nuk do të shihesh me pëlqim? Por, nëse nuk vepron mirë, mëkati të pret te dera, të dëshiron, por ti duhet ta sundosh».

    8 Kaini foli me Abelin, të vëllanë; kur u gjendën në fushë Kaini u ngrit kundër Abelit, të vëllait, dhe e vrau. 9 Zoti i tha Kainit: «Ku është Abeli, vëllai yt?». Ai tha: «Nuk e di. Mos jam rojtari i vëllait tim?!». 10 Zoti i tha: «Çfarë bëre?! Dëgjof, po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd.

    11 Dhe tani mallkuar qofsh nga toka që hapi gojën për të përpirë gjakun e vëllait tënd, derdhur prej dorës sate. 12 Kur të punosh tokën, ajo nuk do të t'i japë më prodhimetg e saj. Ikanak e endacak do të jesh mbi tokë». 13 Kaini i tha Zotit: «Ndëshkimi im është më i madh nga ç'mund të mbaj. 14 Ja, ti sot më dëbove nga faqja e dheut dhe do të jem i fshehur nga prania jote. Ikanak e endacak do të jem mbi tokë e kushdo që më gjen do të më vrasë». 15 Zoti i tha: «Jo, se kush vret Kainin, ndaj atij do të merret hak shtatëfish». Dhe Zoti i vuri një shenjë Kainit, që kushdo që e gjen të mos e vrasë. 16 Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në tokën e Nodit, në lindje të Edenit.

    Pasardhësit e Kainit

    17 Kaini fjeti me gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Enokun. Pastaj ndërtoi një qytet dhe e quajti Enok, sipas emrit të të birit. 18 Enokut i lindi Iradi, Iradit i lindi Mehujaeli, Mehujaelit i lindi Metushaeli e Metushaelit i lindi Lameku. 19 Lameku mori dy gra. Njëra quhej Ada, ndërsa tjetra Zila. 20 Ada lindi Jabalin. Ky ishte ati i atyre që banojnë në tenda e kullotin bagëtitë. 21 Vëllai i tij quhej Jubal. Ky ishte ati i atyre që i bien qestes e fyellit. 22 Zila lindi edhe Tubal Kainin. Ky ishte farkëtar i çdo vegle prej bronzi e hekuri. Motra e Tubal Kainit ishte Naama.

    23 Lameku u tha grave të veta:

    «Adë e Zilë, dëgjoni zërin tim.

    O gratë e Lamekut, mbani vesh fjalën time:

    për një plagë vrava një burrë,

    për një të goditur, një djalosh.

    24 Shtatëfish iu mor haku Kainit

    e Lamekut shtatëdhjetë e shtatë herë».

    25 Adami fjeti përsëri me gruan e tij. Ajo lindi djalë dhe e quajti Set. Prandaj tha: «Perëndia më dha një pasardhës tjetër në vend të Abelit që ma vrau Kaini». 26 Edhe Setit i lindi djalë dhe e quajti Enosh.

    Asokohe filloi të thirret emri i Zotit.











     e4.1 he. Njeriu njohu







     ë4.1 ose: prej Zotit; bashkë me Zotin







     f4.10 ose: Zëri i gjakut







     g4.12 he. forcën

    Zanafilla 5

    Zanafilla 5

    Pasardhësit e Adamit

    1 Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. 2 Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».

    3 Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set. 4 Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera. 5 Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.

    6 Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi. 7 Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera. 8 Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.

    9 Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani. 10 Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera. 11 Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.

    12 Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli. 13 Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera. 14 Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.

    15 Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi. 16 Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera. 17 Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.

    18 Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku. 19 Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera. 20 Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.

    21 Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu. 22 Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera. 23 Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24 Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.

    25 Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku. 26 Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera. 27 Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.

    28 Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29 E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhëgj nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi». 30 Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera. 31 Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.

    32 Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.









     gj5.29 he. ngushëllojë

    Zanafilla 6

    Zanafilla 6

    Ligësia e njeriut

    1 Kur njeriu filloi të shumohet mbi faqen e tokës e i lindën bija, 2 bijtë e Perëndisë panë se bijat e njeriut ishin të bukura dhe morën për gra ato që zgjodhën. 3 Zoti tha: «Shpirti im nuk do të qëndrojëh me njeriun përgjithmonë, sepse ai është mish dhe ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet». 4 Në ato kohë nefilimët jetonin në tokë, po ashtu edhe më vonë kur bijtë e Perëndisë morën për gra bijat e njeriut dhe ato u lindën fëmijë. Këta ishin kreshnikët e lashtësisë, njerëz me emër.

    5 Zoti pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. 6 Zotit i erdhi keqi që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. 7 Zoti tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova».

    8 Por Noeu gjeti hir para Zotit.

    Noeu dhe përmbytja

    9 Kjo është historia e Noeut. Noeu ishte njeri i drejtë, i patëmetë ndër bashkëkohësit e tij dhe jetonte me Perëndinë. 10 Atij i lindën tre djem, Semi, Kami e Jafeti.

    11 Toka ishte shthurur para syve të Perëndisë e ishte mbushur me dhunë. 12 Perëndia pa tokën dhe, ja, ajo ishte e prishur pasi çdo njeri mbi tokë bënte jetë të shthurur. 13 Perëndia i tha Noeut: «Kam vendosur t'i jap fund çdo njeriu, se e kanë mbushur tokën me dhunë. Ja, do t'i zhduk bashkë me tokën.

    14 Bëj një arkë me dru goferi, bëje me dhoma e lyeje brenda e jashtë me zift. 15 Ja si do ta bësh: treqind kute të gjatë, pesëdhjetë kute të gjerë e tridhjetë kute të lartë. 16 Bëj një çatij për arkën e ngrije një kut më lart. Derën e arkës vëre anash e bëj një kat përdhe, një të dytë e një të tretë.

    17 Dhe ja, unë do të sjell përmbytjen mbi tokë që të mbytë çdo qenie të gjallë nën qiell. Çdo gjë që është mbi tokë do të marrë fund. 18 Por besëlidhjen time do ta bëj me ty e ti, bashkë me bijtë e tu, me gruan tënde e me gratë e bijve të tu, do të hysh në arkë. 19 Dhe nga çdo gjallesë e gjë e gjallë do të marrësh në arkë dy prej çdo lloji, që të mbeten gjallë bashkë me ty. Mashkull e femër do të jenë. 20 Prej shpendëve sipas llojit të tyre, prej bagëtive sipas llojit të tyre e prej çdo zvarraniku të tokës sipas llojit të tyre, dy prej çdo lloji do të vijnë te ti që të mbeten gjallë. 21 Merr e grumbullo për vete prej çdo lloji ushqimi që hahet. Do të jetë ushqim për ty e për kafshët».

    22 Dhe Noeu kështu veproi. Bëri gjithçka siç e kishte urdhëruar Perëndia.











     h6.3 ose: do të hahet; luftojë







     i6.6 he. u pendua







     j6.16 ose: dritare

Customer Reviews

5.0 out of 5
1 Rating

1 Rating

Top Podcasts In Education

The Wizard Liz
The Wizard Liz
صلح درون
سپهر خدابنده
anything goes with emma chamberlain
emma chamberlain
纵横四海
携隐Melody
Big Conversations with Haley Hoffman Smith
Haley Hoffman Smith
The Subtle Art of Not Giving a F*ck Podcast
Mark Manson