Tempulli i Shëndetit

CRI Middle East Europe
Tempulli i Shëndetit Podcast

Tempulli i Shëndetit, një rubrikë e Radio “Ejani” sjell për dëgjuesin shqiptar metodat dhe praktikat e Mjekësisë 5000-vjeçare Kineze, përfshi artin kinez të masazhit, akupunkturën, hedhjen e kupave, barnat e lashta, konceptet e yin-yang, meridianët, këshilla si të mposhtim sëmundjet dhe sugjerimet e mjekëve kinezë. Në këtë format sjellim dhe këshilla mbi ushqimet, zbulimet me të fundit shkencore për shëndetin si dhe sugjerime për parandalimin e sëmundjeve.

  1. 05/04/2019

    Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

    Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale. Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit. Gjatë stinës së pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkërive dhe mëlçisë. Mushkëria dhe imuniteti Mushkëria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe sistemi ynë imunitar. Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë. Këto ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkëritë dhe imunitetin tone duke shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë, gripi apo rrufë. Si të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin? Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë. Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta. Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik. Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil, spec djegës apo të skuqurat. Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kërpudha, fara lotusi, trangull, lakër kineze, patëllxhan. Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin imunitar dhe të parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture. Mëlçia dhe pesë elementët Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë. Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e gjelbër e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjedisore mbështesin funksionin dhe energjinë e mëlçisë. Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë: -Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar -Mungesë energjie -Dhimbje supesh dhe muskujsh -Dhimbje qafe -Pagjumësi -Fryrje dhe çrregullim me zorrët -Sy të kuq e të thatë -Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku -Acid refluks Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë zakonisht me emocionet. Një mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo neverikosemi apo qoftë dhe të biem në depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i vazhdueshëm. Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë: -Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin -Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok. -Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi -Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo portokalli. -Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll -Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf -Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të konsumojmë ushqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me vitamina dhe minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes në organizëm. Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota pra nga burimet natyrore, d

    5 min
  2. 05/04/2019

    Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit

    Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore. Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i spitalit Xiangtan, Luo Xuehong. Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja. Mirënjohja e shpeshtë në jetën time "U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara, falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi. Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin". Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale "Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të tensionit të gjakut. Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe shëndetshme. Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije alkoolike. Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj. Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me një pjatë supë. Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë as i dobët e as i shëndoshë. Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re? Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si "të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe përpiqem që t'i lexoj ato çdo ditë. Së dyti, duhet të vijoj shkrimin e artikujve mjekësor. Kam publikuar mbi 1 mijë arti

    6 min
  3. 29/03/2019

    Anemia,mungesa e hekurit dhe vitaminës B12

    Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund ta ketë më lehtë të thithë hekurin nga mishi se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë konsumin e një sasie më të lartë mishi, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, bizele, thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush, drithëra. Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të thithur hekur. Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë B12, të tilla si soje, perime. Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen e shëndetshme të fetusit. Burime të mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid folik shtese. Spinaqi dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule. Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera dhe lëngje. Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekurin. Burime të mira të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina, qitro, perime si speci jo djegës dhe fruta të ngjashme. Fruta të tjera të pasura në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër. Perime të pasura në vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq. Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj. Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh, dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe anemia ka gradat e saj. Shkaqet e anemisë: Hemoragjitë Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb Disa infeksione Disa ilace Puna e tepërt e shpretkës Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj. Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj. Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e vitaminës B12. Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale. Mungesa e hekurit Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre: Marrja e pakët me anë të dietës Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo disa infeksione parazitësh) Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzëni) Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet) Si kurohet? Me

    6 min
  4. 29/03/2019

    Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

    Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë? Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6 vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim. Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël. Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj, vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël. Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej nga koha e përgatitjes për shtatzëninë. Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik. Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për ta. Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju duan shumë si gjithmonë." Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija. Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit, fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë. Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dhe parjes së ekos, fëmija i parë mund të njohë më qartësisht ekzistencën e vëllait ose të

    7 min
  5. 15/03/2019

    Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të shtojnë lumturinë tek të moshuarit

    Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si mbështetje. Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u solli gëzim dhe u ndryshoi jetën. Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit? Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ, lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë. Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit, të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët. Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke përmirësuar shëndetin e tyre. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë. Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë. Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre. Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi, mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të moshuarve. Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i moshuar mund të ketë konflikte të vogla dhe humbë durimin shumë shpejt. Këto konflikte mund t

    6 min
  6. 15/03/2019

    Sa më shumë t'i përqafosh fëmijët, aq më shumë zhvillohet truri i tyre!

    Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t'ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë. Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme. Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë? Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç'shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim. Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse. Përqafimi e balancon sistemin nervor Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor. Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit. Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit reduktohet menjëherë. Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t'u qetësuar dhe për të menduar pa stres. Përqafimi e rritë disponimin Kur e përqafoni dikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, kimikat që ju shton vetëbesimin. Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson shëndetin kardiovaskular. Përqafimi është një gjest shumë i fuqishëm nga këndvështrimi emocional, por edhe fizik. Duke e ditur këtë ne duhet të jemi të dashur çdo ditë duke filluar drejtë nga fëmijët tanë. Duket në fakt se fëmijët më të përqafuar janë gjithashtu ata me zhvillimin më të mirë të trurit. Koha e kaluar me familjen dhe me fëmijët jo vetëm që forcon lidhjet, por është gjithashtu në gjendje të japë përparësi të panumërta fizike. Një përqafim i thjeshtë që u jepet atyre që doni, për shembull, shkakton ndryshime të habitshme pozitive. Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë, oksitoni vjen në lojë, i njohur edhe si hormoni i dashurisë. Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale jetike, të tilla si aftësia për t'u lidhur emocionalisht me miqtë dhe familjen. Ndihmon nënat gjatë lindjes dhe pastaj zhvillon lidhje të shëndosha me fëmijët e tyre duke i mbrojtur ato dhe duke i bërë ato të rriten më mirë. Prandaj mund të themi se mbijetesa jonë lidhet edhe me ekzistencën e këtij hormoni që nxit lidhjet sociale dhe rrit zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga kontaktet e lëkurës në lëkurë. Pra, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me një fëmijë që nuk përjeton përqafimet dhe dashurinë e atyre që duhet të kujdesen. Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo, dashuria fizike që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë. Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë truri i tij ka mundësi të zhvillohet .Për të konfirmuar këtë, ekipi i ekspertëve mori 125 fëmijë, te të cilët shqyrtuan mënyrën se si ishin kujdesur prindërit e tyre në muajt e parë të jetës. Rezultatet treguan se fëmijët që kishin marrë më shumë dashuri nga prindërit e tyre ose stafi i spitalit treguan një përgjigje më të fortë të trurit. Shfaqjet e para të dashurisë nga ana e prindërve dhe atyre që kujdesen për fëmijët kanë efekte të qëndrueshme se si truri i fëmijës reagon ndaj manifestimeve të dashurisë dhe kjo konkretisht do të thotë se përqafimi menjëherë dhe për një kohë të gjatë i ndihmon fëmijët të përjetojnë dashurinë si një gjendje të këndshme s

    5 min
  7. 08/03/2019

    Rreziqet që sjell qëndrimi zgjuar në orët e vona

    Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe përparimin tekniko-shkencor, ritmi i jetës sonë është bërë më i shpejtë. Flemë më vonë dhe punojmë natën, përgjumemi ditën, këto fenomene janë bërë të zakonshme ke shumica. Por, a e dini se kjo mënyrë e jetës mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tonë, veçanërisht sistemin imunitar dhe funksionet e tij ? Sipas studimeve, këto zakone mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të organeve dhe të qelizave imunitare, mund të sjellin çrregullimet e funksionit imunitar, duke rritur moshën dhe ulur cilësinë e jetës. Të gjitha qeniet në univers, në sistemin diellor dhe botë vazhdojnë qarkullimin me ritëm dhe cikël. Prandaj, mund të shohim lëvizjet e diellit, të hënës dhe të yjeve, mund të shohim ndryshimin stinor dhe shndërrimin e ditës e të natës. Njerëzit janë qenie të gjalla në botë, prandaj funksionet fizike e aktivitetet e tyre zhvillohen sipas ritmit të natyrës. Për shembull, cikli menstrual i femrës lëviz sipas ritmit të hënës. Ndër të gjitha aktivitetet e jetës me ritëm, një funksion fizik më i njohur dhe më i rëndësishëm është fjetja natën dhe zgjimi ditën. Me lindjen dhe perëndimin e diellit, me shndërrimin e ditës e të natës, njerëzit jo vetëm kanë ligje të ndryshimit shpirtëror dhe të fjetjes, por kanë dhe ritmin e ditës dhe të natës në funksionet e tjera fizike. Në orë të ndryshme të ditës, këto funksione fizike ndryshohen në mënyrë të pandërprerë dhe periodike. Ky fenomen quhet ora biologjike apo kronometri i jetës sonë. Megjithëse ora biologjike ndikohet nga faktorët e mjedisit (si drita, temperatura, koha e ushqimit etj). ashtu si qeniet e tjera, ora biologjike e njerëzve është e skalitur brenda gjeneve tona. Nga studimet moderne, syri mund të ndiejë ndryshimin e dritës, që është sinjal i rëndësishëm i mjedisit për ruajtjen e ritmit të trupit mes dritës dhe natës. Sinjali i dritës stimulon përmes nervits optik sistemin nervor. Më vonë, sistemi nervor do t'i transferojë sinjalet tek sistemi endokrinal, i cili do të sekretojë hormonet përkatëse për të rregulluar funksionet e organeve të brendshme dhe të qelizave organike, duke ndikuar metabolizimin e glukozës, sekretimin e lëngut të tretjes, tensionin e gjakut, rolin imunitar dhe proceset e tjera të rëndësishme fizike. Funksionet fizike të trupit veprojnë me ritmin e dritës dhe të natës, duke ruajtur qëndrueshmërinë e mjedisit të brendshëm të trupit dhe gjendjen shëndetësore. Fjetja e vonshme mund të shkaktojë çrregullim të sistemit imunitar Në procesin e ndryshimit të ritmit mes dritës dhe natës, sistemi imunitar shfaq ritëm natyror më të dukshëm. Brenda një dite, funksionet e sistemit imunitar ndryshohen me ritëm. Funksionet imunitare të trupit mund të rregullohen përmes sistemit nervor, sistemit të sekretimit dhe sistemit imunitar. Kur jemi të relaksuar, niveli i aktivitetit të sistemit imunitar është relativisht i ulët dhe mund të kryhen punë dhe studim; kur sistemi imunitar ynë është aktivizuar, trupi ynë do të ndiejë lodhje dhe do dojë të flejë. Nga përvoja, në mëngjes dhe paradite kemi më shumë energji dhe humor më të qëndrueshëm. Në mbrëmje dhe në darkë ndihemi të lodhur dhe duam gjumë. Nëse duhet të punojmë në mbrëmje dhe s'mund të shkojmë të flemë në orët e vona të natës, mund të kemi shumë ndjenja parehatie. Gjëndra veshkore mund të sekretojë hormonin "glukokortikoid" që mund të frenojë reagimin imunitar të trupit dhe funksionet e qelizave imunitare. Në përgjithësi, në orën 7:00-8:00 të mëngjesit, trupi ynë mund të sekretojnë më shumë glukokortikoid për të garantuar nivelin relativisht të ulët të reagimeve të sistemit imunitar në paraditë dhe gjatë ditës. Energjia e trupit do të shpërndahen në aktivitetet e tjera fi

    5 min
  8. 08/03/2019

    Formula bimore kineze Xiao Yao Wan

    Në Mjekësinë Tradicionale Kineze (MTK), disa njerëz jetojnë me formulën bimore kineze të njohur si "xiao yao wan" për përmirësimin e humorit, pakësimin e stresit dhe për një sërë sëmundjesh të tjera. Kjo formulë bimore përmban një varietet bimësh dhe e gjejmë në forma të ndryshme. Kjo formulë bimore përmban bimët si: 1.Bupleurum që përdoret për infeksione respiratore përfshi gripin, të ftohtin e zakonshëm, bronshit, pneumoni dhe simptomat e këtyre infeksioneve si ethe dhe kollitje. Disa njerëz e përdorin bupleurum për problem me tretjen përfshi diarrenë dhe kapsllëkun. Ka raste gratë e përdorin ku kanë dhimbje nga cikli (dysmenorrhea). Bupleurum përdoret për lodhje, dhimbje koke, tinnitus, pagjumësi, depresion, problem me mëlçinë dhe humbje oreksi. Bupleurum stimulon qelizat sistemit imuntar të punojnë më mirë 2. Dong quai (Angelica sinensis) është bimë që gjendet në Kinë, Japoni, dhe Kore. Bën pjesë në familjen e selinos dhe ka shumë vite që përdoret në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Kjo bimë ka një efekt të madh në balancimin e sistemit të hormoneve femërore dhe shpeshherë është etiketuar si "xhenseni femëror." Suplementët Dong quai përmbajnë ekstraktin e rrënjës. Kjo rrënjë përmban shumë substanca që ndihmojnë shëndetin kundër inflamimit dhe stimuluese të sistemit imunitar. Dong quai përmban gjithashtu një sustancë të quajtur acid ferulic. Dong quai thuhet se ndihmon në trajtimin e alergjive, kapsllëkut, dhimbjes së kokës, tensionit të lartë të gjakut, pobleme me sinuset, osteoartritin dhe artritin rheumatoid. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetit thekson se duhen ende kërkime shkencore për të vërtetuar këto. 3. Rrënjë Peonit të Bardhë kultivohen në mbarë Kinën, sidomos në Zhejiang, Anhui dhe Sichuan. Kjo bimë ushqen gjakun, rregullon menstruacionet, qetëson mëlcinë, largon dhimbjet dhe problemet me mbidjersitjen, dhimbjen në stomak, abdomen, dhimbjet e kokës dhe marramendjen. Kjo rrënjë do të jetë zgjedhja e parë dhe zakonisht kombinohet me rrënjën liquorice për të çliruar spazmat muskulare dhe problemet në stomak, zorrë dhe organet e brendshme. Nëse energjia yang është në hiperaktivitet në mëlçi kjo do të shkaktojë dhimbje koke dhe marrje mendsh 4.Rizomë e bardhë atraktilodi—Kjo bimë përdortet për problem me tretjen, stomakun, fryrjet, diarrenë, humbjen e oreksit dhe reumatizmën. Në MTK, atraktilodi përdoret si bimë për trajtimin e kancerit të mushkërive. Kimikatet tek kjo bimë përmirësojnë traktin digjestiv dhe pakësojnë dhimbjen dhe inflamacionin. 5.Poria, e quajtur gjithashtu Fu Ling, është një bimë e famshme kineze që është përdorur për mbi 2 mijë vjet. Kjo bimë heq lagështinë nga trupi.Kjo bimë sot kultivohet kryeisisht në Yunnan, Anhui, Hubei, Henan, Sichuan dhe në vende të tjera të Kinës. Ato që rriten në Yunnan kanë cilësi më të mirë. Iina ka rreth 30 mijë lloje bimësh dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre rriten në provincën Yunnan. Kjo bimë parandalon dhe qetëson gastritin dhe pakëson lëngjet e tepërta të stomakut Po ashtu ajo mund të ulë sheqerin në gjak. Ajo ka një rol të madh në heqjen e lagështisë nga trupi, forcojë shpretkën dhe stomakun dhe të qetësojë zemrën dhe nervat. Ajo përdoret kur keni vështirësi në urinim, edemë, kollë mbytëse, të vjella, rënie oreksi, diarre, të rrahura të forta të zemrës, ankt, pagjumësi, problem me kujtesën, gonorre etj. 6.Mendër-(Mentha piperita) është një bimë që përdoret për shumë funksione, ku më kryesori është të lehtësoj tretjen. Vaji i mentes përdoret edhe për aromaterapi. Ajo përdoret kundër erës së rëndë të gojës, ftohjes, dhimbjes së dhëmbeve, problemet me tretjen, zorrët, dhimbje mestruale, migrenë, infeksion të sinueseve dhe dhimbje koke. 7.Xhinxh

    7 min

About

Tempulli i Shëndetit, një rubrikë e Radio “Ejani” sjell për dëgjuesin shqiptar metodat dhe praktikat e Mjekësisë 5000-vjeçare Kineze, përfshi artin kinez të masazhit, akupunkturën, hedhjen e kupave, barnat e lashta, konceptet e yin-yang, meridianët, këshilla si të mposhtim sëmundjet dhe sugjerimet e mjekëve kinezë. Në këtë format sjellim dhe këshilla mbi ushqimet, zbulimet me të fundit shkencore për shëndetin si dhe sugjerime për parandalimin e sëmundjeve.

To listen to explicit episodes, sign in.

Stay up to date with this show

Sign in or sign up to follow shows, save episodes and get the latest updates.

Select a country or region

Africa, Middle East, and India

Asia Pacific

Europe

Latin America and the Caribbean

The United States and Canada