6 min

Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit Tempulli i Shëndetit

    • Salud y forma física

Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore.
Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus
metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht
për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i
spitalit Xiangtan, Luo Xuehong.
Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja.
Mirënjohja e shpeshtë në jetën time
"U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të
Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga
kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk
dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me
bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës
prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës
miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha
mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të
tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur
përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara,
falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi.
Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin".
Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale
"Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur
shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të
madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë
vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të
përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin
e cilësisë së jetës së tyre.
Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe
duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje
të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit
pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet
e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të
tensionit të gjakut.
Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme
Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë
dhe shëndetshme.
Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të
Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj
drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë
e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe
pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije
alkoolike.
Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime
në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj.
Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me
një pjatë supë.
Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë
as i dobët e as i shëndoshë.
Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm
Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut
deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës
sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re?
Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si
"të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe
përpiqem që t'i lexoj ato çdo ditë.
Së dyti, duhet të vijoj shkrimin e artikujve mjekësor. Kam publikuar mbi 1
mijë arti

Top podcasts de Salud y forma física

El podcast de Cristina Mitre
Cristina Mitre
Radio Fitness Revolucionario
Marcos Vázquez
90 Gramos
Methub y True Story
En equilibrio, un podcast de TELVA y Solgar®
UEStudio
De Piel a Cabeza
Ana y Rosa Molina
Todo lo que tienes que saber sobre la vida, un podcast de Enrique Rojas
EnriqueRojasPodcast

Más de CRI

China en chino
CRI Español
Presencia de cultura
CRI Español
听见
南海之声
Viaje al oeste
CRI Español
岭南好介绍(粤语)
华语环球广播
Imparare il Cinese
国际在线