100 episodios

Tempulli i Shëndetit, një rubrikë e Radio “Ejani” sjell për dëgjuesin shqiptar metodat dhe praktikat e Mjekësisë 5000-vjeçare Kineze, përfshi artin kinez të masazhit, akupunkturën, hedhjen e kupave, barnat e lashta, konceptet e yin-yang, meridianët, këshilla si të mposhtim sëmundjet dhe sugjerimet e mjekëve kinezë.
Në këtë format sjellim dhe këshilla mbi ushqimet, zbulimet me të fundit shkencore për shëndetin si dhe sugjerime për parandalimin e sëmundjeve.

Tempulli i Shëndetit CRI

    • Salud y forma física

Tempulli i Shëndetit, një rubrikë e Radio “Ejani” sjell për dëgjuesin shqiptar metodat dhe praktikat e Mjekësisë 5000-vjeçare Kineze, përfshi artin kinez të masazhit, akupunkturën, hedhjen e kupave, barnat e lashta, konceptet e yin-yang, meridianët, këshilla si të mposhtim sëmundjet dhe sugjerimet e mjekëve kinezë.
Në këtë format sjellim dhe këshilla mbi ushqimet, zbulimet me të fundit shkencore për shëndetin si dhe sugjerime për parandalimin e sëmundjeve.

    Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

    Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

    Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet
    nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale.
    Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit. Gjatë stinës së
    pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkërive dhe mëlçisë.
    Mushkëria dhe imuniteti
    Mushkëria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e
    jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në
    mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe sistemi ynë
    imunitar. Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në
    ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë. Këto
    ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkëritë dhe imunitetin tone duke
    shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë, gripi apo rrufë. Si
    të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin?
    Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë.
    Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta.
    Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik.
    Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil,
    spec djegës apo të skuqurat.
    Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kërpudha, fara
    lotusi, trangull, lakër kineze, patëllxhan.
    Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin
    imunitar dhe të parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për
    një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture.
    Mëlçia dhe pesë elementët
    Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me
    Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë.
    Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e
    gjelbër e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe
    shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjedisore mbështesin funksionin dhe
    energjinë e mëlçisë.
    Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë:
    -Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar
    -Mungesë energjie
    -Dhimbje supesh dhe muskujsh
    -Dhimbje qafe
    -Pagjumësi
    -Fryrje dhe çrregullim me zorrët
    -Sy të kuq e të thatë
    -Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku
    -Acid refluks
    Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë zakonisht me emocionet. Një
    mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo neverikosemi apo qoftë dhe të biem në
    depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i
    vazhdueshëm. Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë:
    -Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin
    -Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok.
    -Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi
    -Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo
    portokalli.
    -Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll
    -Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf
    -Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë
    i gjakut
    Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të
    konsumojmë ushqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg
    dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me
    vitamina dhe
    minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes
    në organizëm.
    Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e
    gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij
    është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të
    pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në
    përshk

    • 5 min
    Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit

    Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit

    Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore.
    Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus
    metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht
    për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i
    spitalit Xiangtan, Luo Xuehong.
    Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja.
    Mirënjohja e shpeshtë në jetën time
    "U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të
    Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga
    kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk
    dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me
    bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës
    prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës
    miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha
    mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të
    tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur
    përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara,
    falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi.
    Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin".
    Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale
    "Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur
    shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të
    madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë
    vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të
    përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin
    e cilësisë së jetës së tyre.
    Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe
    duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje
    të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit
    pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet
    e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të
    tensionit të gjakut.
    Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme
    Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë
    dhe shëndetshme.
    Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të
    Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj
    drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë
    e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe
    pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije
    alkoolike.
    Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime
    në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj.
    Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me
    një pjatë supë.
    Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë
    as i dobët e as i shëndoshë.
    Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm
    Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut
    deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës
    sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re?
    Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si
    "të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe
    përpiqem që t'i lexoj ato ç

    • 6 min
    Anemia,mungesa e hekurit dhe vitaminës B12

    Anemia,mungesa e hekurit dhe vitaminës B12

    Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund ta ketë më
    lehtë të thithë hekurin nga mishi se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të
    trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë konsumin e një sasie më të lartë
    mishi, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish
    derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, bizele,
    thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush,
    drithëra.
    Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar
    zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të
    thithur hekur.
    Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave
    shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku. Nivelet e ulëta
    të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me
    vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime
    drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe
    produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë
    B12, të tilla si soje, perime. Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës
    B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për
    të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm
    për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen
    e shëndetshme të fetusit.
    Burime të mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid
    folik shtese. Spinaqi dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule.
    Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera
    dhe lëngje. Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekurin. Burime të mira
    të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina,
    qitro, perime si speci jo djegës dhe fruta të ngjashme. Fruta të tjera të pasura
    në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër. Perime të pasura në
    vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe
    perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq.
    Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin
    në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia
    vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te
    pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e
    shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj.
    Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh,
    dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe
    anemia ka gradat e saj.
    Shkaqet e anemisë:
    Hemoragjitë
    Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut
    Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb
    Disa infeksione
    Disa ilace
    Puna e tepërt e shpretkës
    Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj.
    Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj.
    Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet
    më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e
    vitaminës B12.
    Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re
    ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale.
    Mungesa e hekurit
    Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i
    rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre:
    Marrja e pakët me anë të dietës
    Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo
    disa infeksione parazitësh)
    Rritja e nevojës për

    • 6 min
    Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

    Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

    Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për
    fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze
    janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e
    fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më
    e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria
    në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për
    ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e
    kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë?
    Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka
    dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një
    psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6
    vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera
    nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u
    shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja
    vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte
    reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim.
    Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së
    vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël.
    Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por
    kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj,
    vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël.
    Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej
    nga koha e përgatitjes për shtatzëninë.
    Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë
    Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna
    mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç
    kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik.
    Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të
    vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me
    vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e
    ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për
    ta.
    Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur
    vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për
    motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së
    dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi
    dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë
    më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së
    dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh
    me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti
    do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju
    duan shumë si gjithmonë."
    Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e
    fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra
    e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija.
    Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë
    në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit,
    fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë.
    Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dh

    • 6 min
    Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të shtojnë lumturinë tek të moshuarit

    Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të shtojnë lumturinë tek të moshuarit

    Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas
    një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë
    shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese
    të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha
    shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në
    pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të
    ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në
    këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si
    mbështetje.
    Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve
    Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të
    cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen
    ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek
    të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u
    solli gëzim dhe u ndryshoi jetën.
    Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se
    të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin
    gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë
    arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit?

    Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të
    moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ,
    lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është
    mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë.

    Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë
    Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit,
    të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që
    nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje
    zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët.
    Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i
    vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke
    përmirësuar shëndetin e tyre.
    Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund
    të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të
    ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë.
    Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve
    Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të
    të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas
    daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të
    lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë.
    Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se
    ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten
    këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre.
    Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen
    nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi,
    mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe
    kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të
    moshuarve.
    Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar
    Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë
    çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i m

    • 6 min
    Sa më shumë t'i përqafosh fëmijët, aq më shumë zhvillohet truri i tyre!

    Sa më shumë t'i përqafosh fëmijët, aq më shumë zhvillohet truri i tyre!

    Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t'ia dhurojmë një
    personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë.
    Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit,
    dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme.
    Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo
    ditë do të ishte një ide shumë e mirë?
    Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç'shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka
    edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë
    përqafim.
    Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me
    të vërtetë mbresëlënëse.
    Përqafimi e balancon sistemin nervor
    Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin
    e sistemit të tyre nervor.
    Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit.
    Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit.
    Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit
    reduktohet menjëherë. Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t'u
    qetësuar dhe për të menduar pa stres.
    Përqafimi e rritë disponimin
    Kur e përqafoni dikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru,
    kimikat që ju shton vetëbesimin.
    Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson
    shëndetin kardiovaskular.
    Përqafimi është një gjest shumë i fuqishëm nga këndvështrimi emocional, por
    edhe fizik. Duke e ditur këtë ne duhet të jemi të dashur çdo ditë duke filluar
    drejtë nga fëmijët tanë. Duket në fakt se fëmijët më të përqafuar janë
    gjithashtu ata me zhvillimin më të mirë të trurit.
    Koha e kaluar me familjen dhe me fëmijët jo vetëm që forcon lidhjet, por
    është gjithashtu në gjendje të japë përparësi të panumërta fizike. Një përqafim
    i thjeshtë që u jepet atyre që doni, për shembull, shkakton ndryshime të
    habitshme pozitive. Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë,
    oksitoni vjen në lojë, i njohur edhe si hormoni i dashurisë.
    Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale jetike, të tilla si aftësia
    për t'u lidhur emocionalisht me miqtë dhe familjen. Ndihmon nënat gjatë lindjes
    dhe pastaj zhvillon lidhje të shëndosha me fëmijët e tyre duke i mbrojtur ato
    dhe duke i bërë ato të rriten më mirë. Prandaj mund të themi se mbijetesa jonë
    lidhet edhe me ekzistencën e këtij hormoni që nxit lidhjet sociale dhe rrit
    zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj
    stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga
    kontaktet e lëkurës në lëkurë. Pra, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me një
    fëmijë që nuk përjeton përqafimet dhe dashurinë e atyre që duhet të kujdesen.
    Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo,
    dashuria fizike që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së
    zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë.
    Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë
    truri i tij ka mundësi të zhvillohet .Për të konfirmuar këtë, ekipi i ekspertëve
    mori 125 fëmijë, te të cilët shqyrtuan mënyrën se si ishin kujdesur prindërit e
    tyre në muajt e parë të jetës.
    Rezultatet treguan se fëmijët që kishin marrë më shumë dashuri nga prindërit
    e tyre ose stafi i spitalit treguan një përgjigje më të fortë të trurit.
    Shfaqjet e para të dashurisë nga ana e prindërve dhe atyre që kujdesen për
    fëmijët kanë efekte të qëndrueshme se si truri i fëmijës reagon ndaj
    manifestimeve të dashurisë dhe kjo konkretisht do të thotë se përqafimi
    menjëherë dhe për nj

    • 5 min

Top podcasts de Salud y forma física

Otros usuarios también se han suscrito a

Más de CRI