6 min

Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të shtojnë lumturinë tek të moshuarit Tempulli i Shëndetit

    • Salud y forma física

Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas
një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë
shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese
të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha
shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në
pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të
ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në
këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si
mbështetje.
Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve
Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të
cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen
ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek
të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u
solli gëzim dhe u ndryshoi jetën.
Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se
të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin
gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë
arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit?

Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të
moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ,
lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është
mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë.

Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë
Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit,
të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që
nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje
zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët.
Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i
vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke
përmirësuar shëndetin e tyre.
Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund
të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të
ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë.
Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve
Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të
të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas
daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të
lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë.
Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se
ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten
këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre.
Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen
nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi,
mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe
kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të
moshuarve.
Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar
Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë
çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i moshuar mund
të ketë konflikte të vogla dhe humbë durimin shumë shpejt. Këto konflikte mund
t

Top podcasts de Salud y forma física

El podcast de Cristina Mitre
Cristina Mitre
Radio Fitness Revolucionario
Marcos Vázquez
90 Gramos
Methub y True Story
Todo lo que tienes que saber sobre la vida, un podcast de Enrique Rojas
EnriqueRojasPodcast
Entiende Tu Mente
Molo Cebrián
El podcast de Jana Fernández
Jana Fernández

Más de CRI

China en chino
CRI Español
Presencia de cultura
CRI Español
听见
南海之声
Viaje al oeste
CRI Español
岭南好介绍(粤语)
华语环球广播
Imparare il Cinese
国际在线