Ma Shqip me Flamur Vezaj

Flamur Vezaj

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë. Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë. Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja!  🇺🇸🇦🇱🇽🇰  MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast. We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history. From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories. Subscribe so you never miss a new episode! https://mashqip.com https://www.youtube.com/@MaShqipPodcast https://www.instagram.com/mashqipmeflamurvezaj https://www.facebook.com/mashqipcom/ https://www.facebook.com/flamur.vezaj/

  1. Jul 10

    #E26:Stafa: Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh? Miliona euro për fasada, në spitale...

    MaShqip me Flamur Vezaj | I ftuar: Gazetari Osman Stafa Pse protestojnë shqiptarët prej 41 ditësh radhazi? Kush janë njerëzit që dalin çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës dhe pse protesta po bëhet gjithnjë e më e fortë?   Në episodin më të ri të “MaShqip me Flamur Vezaj”, gazetari Osman Stafa analizon me fakte zhvillimet e fundit në Shqipëri, arsyet pse protesta po zgjerohet dhe pse gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin besimin te institucionet.   Në pjesën e dytë të bisedës, Stafa ndalet te një nga temat më të ndjeshme: shëndetësia shqiptare. Ai sjell raste konkrete dhe fakte tronditëse për mungesën e ilaçeve, trajtimeve, pajisjeve dhe elementeve bazë në spitalet publike. Sipas tij, pacientë me sëmundje të rënda detyrohen të paguajnë nga xhepi për barna dhe trajtime që në shumë vende të botës ofrohen falas, ndërsa familje të tëra futen në borxhe në përpjekje për të shpëtuar jetën e të afërmve.   Ndërkohë, ai ngre pyetjen: Si është e mundur që qeveria shpenzon miliona euro për fasada, projekte estetike dhe propagandë, ndërsa në spitale mungojnë edhe mjetet më bazike për trajtimin e pacientëve?   Një bisedë pa filtra për protestën, shëndetësinë, korrupsionin, përgjegjësinë e institucioneve dhe arsyet pse gjithnjë e më shumë shqiptarë kërkojnë ndryshim.   📌 Mos harroni të bëni Subscribe, të komentoni dhe ta shpërndani këtë episod. Ndiqni MaShqip në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në MaShqip.com për lajmet dhe intervistat më të fundit nga Shqipëria, Kosova, SHBA-ja dhe diaspora.

  2. Jun 12

    E24:Lindita Çela e Genti Progni zbulojnë emrat, kush po ndërton, kush po përfiton e kush proteston?

    Në episodin e radhës të “MaShqip me Flamur Vezaj”, zbulojmë prapaskenat e protestës qytetare që prej ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës. A ishte incidenti i Zvërnecit shkëndija që ndezi revoltën? Kush qëndron pas projekteve miliardëshe në Sazan dhe Zvërnec? Kush janë biznesmenët dhe investitorët që përmenden në dosje, investigime dhe debate publike? Me gazetaren investigative Lindita Çela analizojmë emrat që lidhen me projektet më të diskutuara në jug të Shqipërisë, nga Artur Shehu, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti për trafik droge, te emra të njohur të biznesit si Zamir Mane, Gaz Demi, Vasil Naçi, Alket Hyseni, Alaudin Malaj, Pëllumb Petritaj dhe të tjerë.  Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Gentian Progni, flet pa filtra për financimin e protestave, përçarjet e brendshme, ndërhyrjet politike, incidentet në terren, rolin e SPAK-ut dhe emrat që drejtojnë lëvizjen qytetare. Ai shpjegon gjithashtu objektivat e protestuesve, kërkesën për largimin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike që, sipas tij, duhet të mbajnë si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha. Një episod me dokumente, emra, akuza, prapaskena dhe debat të fortë mbi atë që po ndodh sot në Shqipëri. Na ndiqni në “MaShqip me Flamur Vezaj”. #everyone #protesta #zvernec #gentprogni #linditacela #zamirmane #arturshehu #follower #vasilnaci #hetime #spak #politika #projekti #trump #dhenderri

About