Arena e Yjeve - Telegrafi

Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit. Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale. 🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë

  1. #94: Arena e Yjeve - Visar Bekaj - Nga Ramiz Sadiku te Prishtina, deri te krenaria e të qenit portier i Kosovës

    4d ago

    #94: Arena e Yjeve - Visar Bekaj - Nga Ramiz Sadiku te Prishtina, deri te krenaria e të qenit portier i Kosovës

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj. Në një bisedë të hapur me gazetarët e Telegrafit, ai ndau rrëfime nga fillimet në futboll, debutimi i hershëm dhe rrugëtimi që e çoi deri te fanella e Kosovës.  Biseda nisi me hapat e parë të Bekajt në futboll, ku ai kujtoi periudhën te Ramiz Sadiku dhe formimin e tij si portier i ri. Më pas, ai foli për debutimin në moshën vetëm 16-vjeçare, një moment që shënoi nisjen e karrierës së tij në futbollin profesionist. Portieri kosovar u ndal edhe te kalimi te FC Prishtina, ku fitoi besimin e trajnerit Bylbyl Sokoli për të debutuar me ekipin e parë. Bekaj e veçoi këtë periudhë si një hap vendimtar në zhvillimin e tij dhe në rrugën drejt niveleve më të larta. Në vazhdim, ai ndau emocionet e ftesës dhe debutimit me Kombëtarja e Kosovës, duke e përshkruar fanellën dardane si një nga krenaritë më të mëdha të karrierës së tij. Episodi prek edhe eksperiencat e tij jashtë Kosovës, sfidat e futbollit modern dhe rritjen e vazhdueshme si portier. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - Heineken - Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    49 min
  2. #93: Arena e Yjeve - Florent Hasani - Nga titujt kampionë në Kosovë te aventura jashtë vendit

    Jun 28

    #93: Arena e Yjeve - Florent Hasani - Nga titujt kampionë në Kosovë te aventura jashtë vendit

    Në episodin e radhës, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani, i cili ndau me publikun rrugëtimin e tij në futboll, sukseset në Kosovë dhe eksperiencat në arenën ndërkombëtare.  Gjatë bisedës, Hasani kujtoi fillimet e tij në futboll, duke u ndalur te titulli historik i kampionit me Llamkos Kosovën, sukses që shënoi një pikë kthese në karrierën e tij dhe i hapi rrugën drejt niveleve më të larta të futbollit. Më pas, ai foli për periudhën te Trepça ’89, ku fitoi një tjetër titull kampioni dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane, duke e cilësuar atë si një ndër etapat më të rëndësishme të karrierës së tij. Një nga momentet më interesante të episodit ishte rrëfimi për transferimin në futbollin hungarez, ku Hasani zbuloi episodin që ndikoi drejtpërdrejt në këtë lëvizje, si dhe pranoi se fillimisht nuk kishte dëshirë të largohej drejt Diosgyorit. Në vazhdim, reprezentuesi i Kosovës ndau përvojën e tij në Izrael, duke folur për një aventurë që nisi në mënyrë premtuese, por përfundoi ndryshe nga pritshmëritë, ndërsa shpjegoi edhe arsyet që ndikuan në atë periudhë të karrierës. Në fund, Hasani u ndal te eksperienca në Turqi me Bolusporin, ku mbajti shiritin e kapitenit, duke e cilësuar besimin e fituar brenda klubit si një nga arritjet më të veçanta të karrierës së tij. Një episod me rrëfime ekskluzive, momente të paharrueshme dhe histori interesante nga karriera e një prej futbollistëve më të njohur të Kosovës. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - Heineken - Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    51 min
  3. #92: Arena e Yjeve - Kampionati Botëror 2026 – Gazetarët e Telegrafit analizojnë xhiron e parë

    Jun 21

    #92: Arena e Yjeve - Kampionati Botëror 2026 – Gazetarët e Telegrafit analizojnë xhiron e parë

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit diskutuan gjerësisht për Kampionatin Botëror 2026, duke analizuar skuadrat favorite për trofeun, kombëtaret që mund të befasojnë dhe lojtarët që pritet të jenë protagonistët kryesorë të turneut.  Gjatë debatit, gazetari Bardh Maxhuni veçoi dy kombëtare që sipas tij janë favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, duke analizuar cilësinë e skuadrave, përvojën në turne të mëdha dhe vazhdimësinë që kanë treguar në vitet e fundit. Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Pireva u ndal te Argjentina, kampionia në fuqi, duke shpjeguar pse e sheh si një nga pretendentet më serioze për ta mbrojtur titullin. Ai veçoi mentalitetin fitues, përvojën e lojtarëve dhe stabilitetin e krijuar brenda skuadrës si elemente kyçe të suksesit të saj. Ndërkohë, gazetari Lavdim Pireva analizoi shanset e Portugalisë në këtë Botëror, duke diskutuar potencialin e brezit aktual dhe faktorët që mund ta ndihmojnë kombëtaren portugeze të arrijë deri në fazat vendimtare të garës. Pjesë e diskutimit ishin edhe parashikimet për fituesin e Kupës së Botës, futbollistin që mund të shpallet lojtari më i mirë i turneut, si dhe kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com - Heineken - Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken

    51 min
  4. #91: Arena e Yjeve - Kampionati Botëror 2026 në fokus – Gazetarët e Telegrafit analizojnë favoritët dhe surprizat

    Jun 13

    #91: Arena e Yjeve - Kampionati Botëror 2026 në fokus – Gazetarët e Telegrafit analizojnë favoritët dhe surprizat

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit diskutuan gjerësisht për Kampionatin Botëror 2026, duke analizuar skuadrat favorite për trofeun, kombëtaret që mund të befasojnë dhe lojtarët që pritet të jenë protagonistët kryesorë të turneut.  Gjatë debatit, gazetari Bardh Maxhuni veçoi dy kombëtare që sipas tij janë favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, duke analizuar cilësinë e skuadrave, përvojën në turne të mëdha dhe vazhdimësinë që kanë treguar në vitet e fundit. Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Pireva u ndal te Argjentina, kampionia në fuqi, duke shpjeguar pse e sheh si një nga pretendentet më serioze për ta mbrojtur titullin. Ai veçoi mentalitetin fitues, përvojën e lojtarëve dhe stabilitetin e krijuar brenda skuadrës si elemente kyçe të suksesit të saj. Ndërkohë, gazetari Lavdim Pireva analizoi shanset e Portugalisë në këtë Botëror, duke diskutuar potencialin e brezit aktual dhe faktorët që mund ta ndihmojnë kombëtaren portugeze të arrijë deri në fazat vendimtare të garës. Pjesë e diskutimit ishin edhe parashikimet për fituesin e Kupës së Botës, futbollistin që mund të shpallet lojtari më i mirë i turneut, si dhe kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”. Një episod me analiza, debate dhe parashikime interesante për ngjarjen më të madhe të futbollit botëror. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com - Heineken - Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken

    57 min
  5. #90: Arena e Yjeve – Kastriot Rexha - Sulmuesi që dominoi futbollin e Kosovës për një dekadë

    Jun 6

    #90: Arena e Yjeve – Kastriot Rexha - Sulmuesi që dominoi futbollin e Kosovës për një dekadë

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar Kastriot Rexha, i cili ndau me publikun rrugëtimin e tij të gjatë në futboll, sukseset me klubet ku ka luajtur dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës.  Gjatë bisedës, Rexha kujtoi fillimet e tij në futboll te Hysi, klubi ku hodhi hapat e parë në nivel profesional dhe ku përjetoi suksesin e madh të shpalljes kampion. Ai foli për atmosferën brenda skuadrës dhe faktorët që e bënë atë ekip një nga më të suksesshmit e kohës. Ish-sulmuesi kosovar u ndal edhe te aventura e tij në Shqipëri me Vllazninë e Shkodrës, duke treguar për procesin e përshtatjes në një kampionat të ri, ndeshjet më të rëndësishme dhe golat që i kanë mbetur më shumë në kujtesë. Ai shpjegoi gjithashtu se si kjo eksperiencë ndikoi në zhvillimin e tij si futbollist dhe si person. Në pjesën tjetër të diskutimit, Rexha foli për periudhat e tij te Prishtina, Drita, Feronikeli dhe klubet e tjera ku ka lënë gjurmë, duke kujtuar momentet më të veçanta dhe bashkëpunimet me trajnerë e bashkëlojtarë të ndryshëm gjatë karrierës së tij. Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua titujve kampionë të fituar me Dritën dhe Feronikelin, ku ai analizoi dallimet mes këtyre sukseseve dhe sfidat që kanë shoqëruar secilin rrugëtim drejt trofeut, duke zbuluar edhe prapaskena interesante nga ato sezone. Në fund, Kastriot Rexha foli për krenarinë që ndjen kur sheh rrugëtimin e tij nga Hysi deri te Drenica, duke reflektuar mbi golat, trofetë dhe respektin e fituar ndër vite në futbollin kosovar, si dhe duke dhënë mendimin e tij për gjendjen aktuale të futbollit në vend. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    1h 4m
  6. #89 - Arena e Yjeve – Visar Zogiani - Debutimi si 16-vjeçar dhe ndeshjet që lanë gjurmë

    May 20

    #89 - Arena e Yjeve – Visar Zogiani - Debutimi si 16-vjeçar dhe ndeshjet që lanë gjurmë

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Visar Zogiani, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, momentet më të veçanta të karrierës dhe opinionet e tij rreth futbollit vendor dhe atij evropian.  Gjatë bisedës, Zogiani kujtoi debutimin e tij në futbollin profesionist si vetëm 16-vjeçar, në kohën kur trajner i ekipit ishte Eroll Salihu. Ai tregoi edhe për periudhën e gjatë te KEK, ku kaloi shtatë vite, duke e cilësuar atë si një nga etapat më të rëndësishme në formimin e tij si futbollist. Po ashtu, ish-futbollisti kosovar foli edhe për ndeshjen e paharrueshme ndaj Paris Saint-Germain, duke shprehur keqardhjen që nuk pati mundësinë të luante në atë takim ndaj gjigantit francez. Ai kujtoi edhe një moment interesant me presidentin e klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, duke e cilësuar si një përvojë të veçantë në karrierën e tij. Në pjesën tjetër të diskutimit, Zogiani u ndal te përballja mes FC Prishtina dhe Sivasspor, të cilën e konsideroi shumë të rëndësishme për futbollin kosovar në atë periudhë. Ai kujtoi atmosferën e asaj ndeshjeje, si dhe praninë e legjendës braziliane Roberto Carlos në krye të klubit turk, duke e përshkruar si një eksperiencë të madhe për futbollin vendor. Zogiani komentoi edhe futbollin aktual në Kosovë, ku dha parashikimin e tij për finalen e Kupës së Kosovës mes Dukagjini dhe Ferizaj, duke analizuar formën e ekipeve dhe shanset që secila skuadër ka për ta fituar trofeun. Në fund, ai foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, duke dhënë mendimin e tij për favoritin dhe mënyrën se si e sheh përballjen mes dy gjigantëve evropianë. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    56 min
  7. #88 - Arena e Yjeve – Fidan Shatri, basketbolli, sfidat dhe sporti në Kosovë

    May 12

    #88 - Arena e Yjeve – Fidan Shatri, basketbolli, sfidat dhe sporti në Kosovë

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat e sportit kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Gjatë bisedës, Shatri zbuloi se një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij ishte puna me ekipin e femrave të KB Prishtina, duke vlerësuar përkushtimin dhe frymën fituese që ishte krijuar brenda skuadrës në atë periudhë. Po ashtu, ai foli edhe për eksperiencën me grupmoshat U18 dhe U20 të Kosovo national basketball team, duke e cilësuar si krenari drejtimin e kombëtares dhe duke potencuar rëndësinë që kanë të rinjtë për të ardhmen e sportit kosovar. Në pjesën tjetër të diskutimit, Shatri mori si shembull kompaninë Exfis për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare përmes Ligjit për Sponsorizim, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve private është thelbësor për avancimin e sportit në Kosovë. Ai u ndal edhe te klubet vendore, ku përgëzoi KB Trepça dhe FC Drita për profesionalizmin dhe organizimin, duke i cilësuar si modele pozitive për mënyrën se si duhet të funksionojnë klubet sportive. Në fund, Shatri dha detaje edhe rreth përgatitjeve për Lojtarët Mesdhetare, duke folur për përfitimet financiare dhe ndikimin që ky organizim mund të ketë për sportin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    55 min
  8. #87 - Arena e Yjeve – Analizat për ndeshjet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

    May 3

    #87 - Arena e Yjeve – Analizat për ndeshjet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

    Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit sollën një analizë të detajuar të ndeshjeve të para gjysmëfinale të UEFA Champions League, duke u ndalur te momentet kyçe, duelët taktike dhe lojtarët që po e përcaktojnë rrugën drejt finales.  Diskutimi u fokusua te forma e jashtëzakonshme e Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, me gazetarin Bardh Maxhuni që u dha merita të mëdha të dy skuadrave për mënyrën se si kanë ndërtuar identitetin e tyre dhe si po i menaxhojnë ndeshjet e mëdha. Në të njëjtën linjë, Maxhuni u ndal edhe te projekti i parisienëve, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll dhe duke nënvizuar se stabiliteti në stol dhe qartësia taktike po e kthejnë PSG-në në një skuadër të pjekur për trofeun më të madh evropian. Në anën tjetër, vëmendje të veçantë mori fuqia ofensive e bavarezëve. Gazetari Lavdim Pireva foli me entuziazëm për repartin sulmues të Bayern Munich, duke e krahasuar me treshet më ikonike të futbollit modern. Ndërkohë, gazetari Shkumbin Pireva veçoi Harry Kane, duke i dhënë merita sulmuesit anglez për qetësinë, ndikimin në lojë dhe mënyrën si po i mban bashkë linjat e ekipit në momentet vendimtare. Në fund, ai u ndal edhe te ndeshjet e kthimit, duke analizuar pritshmëritë dhe duke theksuar se përvoja, kontrolli i ritmit dhe forca mentale mund të jenë faktorët vendimtarë në aktin e dytë të gjysmëfinaleve. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com

    51 min

About

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit. Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale. 🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë