Shenjtorët e Shqipërisë Podcast

Shenjtorët e Shqipërisë Podcast

Podcasti i parë në shqip ku çdo javë do të njohim kush janë Shenjtorët e Ditëve të Mevonshme të Shqipërisë nepërmjet bashkëbisedimeve me të ftuar të ndryshëm. Do të dëgjojmë rrugëtimin e tyre në besim, eksperiencat shpirtërore, dhe do ti përgjigjemi pyetjes "Cfarë do të thotë për ty të jesh një Shenjtorë i Ditëve të Mëvonshme?" Drejtuar nga Xhoni Myrtaj dhe Enida Rama Alushaj.

  1. 3d ago

    Dora e Perëndisë në Jetën Time - Erin Richardson Merepeza - Episodi 80 SH.E.SH Podcast

    Erin Richardson Merepeza ose siç njihet si Motra Richardson shërbeu një mision në Shqipëri më shumë se 13 vite më parë. Ajo është nga Alberta, Kanada dhe kur mori thirrjen e mision për në Shqipëri ishtë një surprizë e madhe për të. Erin pati një mision të sukseshëm ku edhe u njoh me Griseldin dhe sëbashku tanimë jetojnë me familjen e tyre të bukur në Kanada. Dashuria që Erin ka për 6 fëmijët e saj është tepër e madhe dhe ajo i përkushtohet atyre duke i mësuar në shtëpi. Erin është pozitive për jetën dhe ka një besim të fortë në planin e Perëndisë. Ajo ka parë dorën e madhërishme të Perëndisë e cila e ka udhëhequr atë për të pasur një jetë plot gëzim e bekime të shumta. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë:(Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon)Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast ) për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale:- Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/- Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358- Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637 Skuadra e SH.E.SH Podcast:Xhoni Myrtaj - DrejtuesEnida Rama Alushaj - Bashkë-DrejtueseAnxhela Hysa Tracy - Producente Social MediaAlesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social MediaArjeta Braha - Producente EkzekutiveMira Çyçi - Producente EkzekutiveFalenderim të veçantë mbështetësit tonë:Joe Harris - Sponsor© Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  2. Sep 11

    Me Krishtin Unë Mund T'ia Dal - Engjëllushe Xhaferraj - Episodi 79 SH.E.SH Podcast

    Engjëllushe Xhaferaj është një shembull i përkushtimit, besimit dhe shërbimit të vazhdueshëm ndaj Perëndisë gjatë gjithë jetës së saj. E lindur në Korçë, ajo ka ecur për më shumë se dy dekada në rrugën e besimit së bashku me familjen e saj, duke ndërtuar një trashëgimi shpirtërore të bazuar në ungjillin e Jezu Krishtit. Përmes shumë viteve shërbimi në Kishë, mbështetjes së palëkundur ndaj familjes së saj dhe përpjekjeve të pandërprera për t’u shërbyer të tjerëve, ajo vazhdon të dëshmojë se jeta e ndërtuar mbi dashurinë e Perëndisë sjell forcë, paqe dhe bekime të shumta. Sot, si nënë, gjyshe dhe misionare shërbimi, ajo vazhdon të ndjekë shembullin e Shpëtimtarit duke i bekuar jetët e atyre që e rrethojnë me dashuri, përulësi dhe besim të gjallë. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon) Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast )  për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys  - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/   - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358 - Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637  Skuadra e SH.E.SH Podcast: Xhoni Myrtaj - Drejtues Enida Rama Alushaj - Bashkë-Drejtuese Anxhela Hysa Tracy - Producente Social Media Alesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social Media Arjeta Braha - Producente Ekzekutive Mira Çyçi - Producente Ekzekutive Falenderim të veçantë mbështetësit tonë: Joe Harris - Sponsor © Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  3. Jun 18

    Shqipëria, Shtëpia Ime e Dytë - Joshua Freeman - Episodi 78 SH.E.SH Podcast

    Joshua Freeman, një misionar i kthyer nga Kalifornia, Amerikë me një dëshmi të fortë për Jezu Krishtin, vazhdon të mbajë në zemër një dashuri të veçantë për shqiptarët dhe Shqipërinë — vend që për të është bërë si një shtëpi e dytë. Përvoja e tij në shërbimin misionar gjatë vitit 2023-2025 në Shqipëri e Kosovë jo vetëm që forcoi besimin e tij, por krijoi një lidhje të thellë me njerëzit, kulturën dhe vendin që ai ende e konsideron me shumë mirënjohje dhe dashuri. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon) Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast )  për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys  - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/   - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358 - Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637  Skuadra e SH.E.SH Podcast: Xhoni Myrtaj - Drejtues Enida Rama Alushaj - Bashkë-Drejtuese Anxhela Hysa Tracy - Producente Social Media Alesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social Media Arjeta Braha - Producente Ekzekutive Mira Çyçi - Producente Ekzekutive Falenderim të veçantë mbështetësit tonë: Joe Harris - Sponsor © Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  4. Jun 5

    Roli i Shenjtë Prindëror - Savannah McClung Miller - Episodi 77 SH.E.SH Podcast

    Savannah McClung Miller ndan në këtë episod rrugëtimin e saj të besimit, që nga fëmijëria në Reno, Nevada, në një familje të krishterë të përkushtuar, deri tek zbulimi i ungjillit të rivendosur dhe pagëzimi i saj në vitin 2016. Ajo rrëfen përvojën transformuese të fitimit të një dëshmie për Librin e Mormonit, shërbimin e saj misionar në Shqipëri dhe mënyrën se si besimi e udhëhoqi drejt njohjes së bashkëshortit të saj. Sot, Savannah jeton në Angli si bashkëshorte, nënë e dy fëmijëve dhe sipërmarrëse, duke u përpjekur çdo ditë ta jetojë dhe shpërndajë besimin e saj përmes familjes, punës dhe jetës së përditshme. Një bisedë frymëzuese mbi besimin në Jezu Krishtin, udhëzimin hyjnor dhe bekimet që vijnë kur ndjekim rrugën e Perëndisë. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon) Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast )  për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys  - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/   - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358 - Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637  Skuadra e SH.E.SH Podcast: Xhoni Myrtaj - Drejtues Enida Rama Alushaj - Bashkë-Drejtuese Anxhela Hysa Tracy - Producente Social Media Alesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social Media Arjeta Braha - Producente Ekzekutive Mira Çyçi - Producente Ekzekutive Falenderim të veçantë mbështetësit tonë: Joe Harris - Sponsor © Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  5. May 15

    Të Ushqehesh me Fjalën e Mirë - Adivije Kasa - Episodi 76 SH.E.SH Podcast

    Adivije Kasa, me origjinë nga Peshkopi dhe që jeton aktualisht në Vidhas, ndan dëshminë e saj të besimit dhe mënyrën se si është ushqyer shpirtërisht përmes fjalës së mirë të Perëndisë, shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve. E pagëzuar më 22 maj 2011 në degën e Elbasanit, ajo tregon se si ungjilli ka sjellë paqe, drejtim dhe forcë në jetën e saj të përditshme. Si shtëpiake dhe e përkushtuar ndaj familjes, Adivija gjen gëzim në thjeshtësinë e jetës dhe në punët e dorës, duke jetuar me përulësi, ndershmëri dhe dashuri për të tjerët, ndërsa përpiqet çdo ditë të ndërtojë jetën e saj mbi parime të forta shpirtërore dhe njerëzore. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon) Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast )  për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys  - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/   - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358 - Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637  Skuadra e SH.E.SH Podcast: Xhoni Myrtaj - Drejtues Enida Rama Alushaj - Bashkë-Drejtuese Anxhela Hysa Tracy - Producente Social Media Alesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social Media Arjeta Braha - Producente Ekzekutive Mira Çyçi - Producente Ekzekutive Falenderim të veçantë mbështetësit tonë: Joe Harris - Sponsor © Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  6. Apr 10

    Me Gjëra të Vogla Gjëra të Mëdha Bëhen - Tyson Brinkerhoff - Episodi 75 SH.E.SH Podcast

    Tyson Brinkerhoff, një misionar i kthyer plot energji dhe përkushtim nga Utah, historia e të cilit është një kombinim frymëzues i besimit, disiplinës dhe shërbimit. Nga rrënjët e tij në një familje me vlera të forta, deri te eksperiencat unike si pjesëtar i Utah Army National Guard dhe puna në biznesin familjar, Tyson sjell një perspektivë të veçantë mbi jetën dhe përgjegjësinë. Mbi të gjitha, shërbimi i tij dyvjeçar si misionar në Shqipëri ka lënë një ndikim të thellë në karakterin dhe besimin e tij, duke e formuar në njeriun që është sot. Në këtë bisedë, ai ndan pasionet, sfidat dhe mësimet që e udhëheqin çdo ditë. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon) Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast )  për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys  - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/   - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358 - Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637  Skuadra e SH.E.SH Podcast: Xhoni Myrtaj - Drejtues Enida Rama Alushaj - Bashkë-Drejtuese Anxhela Hysa Tracy - Producente Social Media Alesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social Media Arjeta Braha - Producente Ekzekutive Mira Çyçi - Producente Ekzekutive Falenderim të veçantë mbështetësit tonë: Joe Harris - Sponsor © Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  7. Mar 20

    Një Themel i Sigurt në Krisht - Griseld Merepeza - Episodi 74 SH.E.SH Podcast

    Griseld Merepeza, i lindur në Tiranë në vitin 1990 dhe që sot jeton me familjen e tij në Alberta të Kanadasë. Ai është pagëzuar në vitin 2007 dhe është ish-misionar në Misionin e Adriatikut Jugor (2010–2012), Griseldi ndan përvojat dhe dëshminë e tij mbi mënyrën se si besimi në Jezu Krishtin është bërë një themel i fortë në jetën e tij, në shërbimin në kishë, në familje dhe në rrugëtimin e tij personal. Profesionalisht i diplomuar në Business Management nga BYU–Idaho dhe që punon në fushën e IT-së në Kanada, ai është gjithashtu bashkëshort dhe baba i gjashtë fëmijëve, duke u përpjekur të ndërtojë një familje të fortë të bazuar në besim.Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë:(Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon)Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast ) për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale:- Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/- Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358- Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637 Skuadra e SH.E.SH Podcast:Xhoni Myrtaj - DrejtuesEnida Rama Alushaj - Bashkë-DrejtueseAnxhela Hysa Tracy - Producente Social MediaAlesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social MediaArjeta Braha - Producente EkzekutiveMira Çyçi - Producente EkzekutiveFalenderim të veçantë mbështetësit tonë:Joe Harris - Sponsor© Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  8. Mar 7

    Një Familje e Vulosur dhe e Përjetshme - Antoneta Cenollari - Episodi 72 SH.E.SH Podcast

    Antoneta Cenollari një shenjtore me origjinë nga Berati e cila ka jetuar prej shumë vitesh në Durrës na flet për rrugëtimin e besimit të saj dhe sfidave që ajo ka përballuar. Një prej tyre është humbja e bashkëshortit që e tronditi familjen Cenollari por njëkohësisht i dha paqe dhe siguri duke u mbështetur në njohjen e besimit të Planit të Shpëtimit. Si një familje e vulosur në tempull, Antoneta ka gjetur gëzim në njohurinë se pamvarësisht humbjeve të përkohshme, ata janë një familje e bashkuar në përjetësi. Antoneta na flet dashurinë e fortë që ajo ka me vajzat e saj dhe sesi jeta e saj është transformuar për mirë nga ungjilli i Jezu Krishtit. Ndiqni episodet e reja te podcast-it çdo javë:(Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni, dhe Shpërndani videon)Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast ) për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale:- Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/- Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358- Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us/podcast/shenjtor%C3%ABt-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-podcast/id1711675637 Skuadra e SH.E.SH Podcast:Xhoni Myrtaj - DrejtuesEnida Rama Alushaj - Bashkë-DrejtueseAnxhela Hysa Tracy - Producente Social MediaAlesia Bakalli Rosenkiewicz - Producente Social MediaArjeta Braha - Producente EkzekutiveMira Çyçi - Producente EkzekutiveFalenderim të veçantë mbështetësit tonë:Joe Harris - Sponsor© Kjo është një punë e pavarur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

About

Podcasti i parë në shqip ku çdo javë do të njohim kush janë Shenjtorët e Ditëve të Mevonshme të Shqipërisë nepërmjet bashkëbisedimeve me të ftuar të ndryshëm. Do të dëgjojmë rrugëtimin e tyre në besim, eksperiencat shpirtërore, dhe do ti përgjigjemi pyetjes "Cfarë do të thotë për ty të jesh një Shenjtorë i Ditëve të Mëvonshme?" Drejtuar nga Xhoni Myrtaj dhe Enida Rama Alushaj.