Poezi n'trandofilishte

Trandofilishta

.

Episodes

  1. 11/21/2024

    Ai i kupton ata qi dashunojnë - Kabir Sahibi

    nis' din helat rahî sahijân sang Tanë ditën lujta më miqt' e mi e tash m’ka hy nji frigë e madhe. Aq i naltë asht pallati i Zotit, sa qi zemra po m’dridhet me iu ngjitë shkallve t’tij; po në të njajtën kohë s’duhna me u turpnu nëse du me ja shiju dashninë. Zemra jem duhet me i ndejt besnik Dashnorit t’vet; duhna me e hjek mbulojën e me e takue Ata me tanë trupin tem. Sytë e mi duhet me performu ceremoninë e kandilave t’dashnisë. Ndigjo o mik çka po t'thotë Kabiri Ai i kupton ata qi dashunojnë; nëse nuk e ndinë djegien e mallit të dashnisë për të Dashtunin tand, atëherë kot trupin e zbukuron e kot syrme në sy vnon. — Kabir Sahib (shek. 14-16-të) English translation: nis' din khelat rahî sakhiyân sang I PLAYED day and night with my comrades, and now I am greatly afraid. So high is my Lord's palace, my heart trembles to mount its stairs: yet I must not be shy, if I would enjoy His love. My heart must cleave to my Lover; I must withdraw my veil, and meet Him with all my body: Mine eyes must perform the ceremony of the lamps of love. Kabîr says: "Listen to me, friend: he understands who loves. If you feel not love's longing for your Beloved One, it is vain to adorn your body, vain to put unguent on your eyelids." — Kabir (tr. by Tagore) • Fjalë: syrme - pluhun i zi, rastek ose ngjyrë e zezë në trajtë lapce, me të cilën nuset lyejnë anët e qerpikëve për zbukurim (nga fjalori i T. Dizdarit) • Përktheu: Trandofilishta (Prill '24) nga përkthimi i Rabindranath Tagores. • Music by Muhammad Usama from Pixabay.

  2. 11/21/2024

    Kuran: Surja Jasin, ajeti 1-5 dhe 82-3

    Mbi Jasinin I. Nji herë Ibn Arabiu u smu rand; ethet e çuen në nji gjendje letargjie të thellë. Derisa ata përreth tij mendojshin se ka vdek, ai në universin e tij të brendshëm ish pas rrethue prej disa trupave kërcënuese, figurave djallëzore. Po në atë çast u shfaqë nji qenie me hijeshi të mahnitshme, që i vijke era kandshëm, e e cila me nji fuqi të pamboshtun i zmbrapsi figurat djallëzore. “Kush je ti”, e pyeti Ibn Arabiu. “Unë jam surja Jasin” Baba i Ibn Arabiut përnjimend ish pas kanë tue knue qat sure (të 36-tën me radhë në Kuran), e cila knohet veçanërisht për të vdekunit. Qaso energjie ish pas lëshue prej Fjalës së shkoqitun saqë personi përkatës i saj muerr formë në botën e ndërmjetme [alemin mithal] — fenomen aspak i rrallë në përvojat religjioze. • Shënim: alemi mithal - bota e ndërmjetme, bota e imazheve të gjalla ose trupave jomaterial II. Në nji hadith të njohun pejgamberi alejhi selam thotë: “Knojani Jasin-in t’vdekunve tuj” (K. Su.) Për këtë shkak, Jasini knohet për ata qi janë afër vdekjes, për ata qi sa kanë vdekë e njiashtu edhe te varrezat e të dashtunve. Ai knohet edhe për ata qi janë smutë, se nji thanie tjetër pejgamberike thotë: “Me të vërtetë në Kuran asht nji sure qi ndërmjetëson kur knohet edhe falë kur ndigjohet — me të vërtetë ajo asht surja Jasin” (Al. K.) • Shënime: Al = Shihabudin el-Alusi (v. 1854); K = Ebu Abdullah Muhammed ibn Ahmed el Kurtubi (v. 1272); Su = Xhelaluddin Sujuti (v. 1505) III. Jasin asht edhe nji ndër emrat e pejgamberit alejhi selam. Nji prej evlijave të Fezit, shejh el Kandusi (v. 1861) e renditë në nji prej salavateve të tij, ku thotë: “O Allah, çoj salat bereqet e selam Jasinit që i ke dhanë me pi prej sirrit të emrit tand el Mutekebbir (Krenari) — për hatrin e [shahadetit] “S’ka zot përpos Zotit dhe Muhammedi asht resul i Zotit”. • Burimet: I. Henry Corbin, “Alone with the Alone” [shq. I Vetëm me të Vetmin] II. Marrë nga “The Study Quran: A New Translation and Commentary” ed. Sejjid Hysejn Nasr III. “The Grand Elixir of Invocations” [shq. Eliksiri madhështor i lutjeve] • Music: Muslim Sorrow by Serge Quadrado is licensed under a Attribution-NonCommercial 4.0 International License.

About

.