48 episodes

Podkasti Libertas jep hapësirë ku mund të flitet lirshëm. Nga diskutimet për tema me ndikim në shoqëri, deri te rrëfimet frymëzuese nga personalitetet e ndryshme dhe bisedat për shëndetin mendor.

Libertas RFE/RL

    • News

Podkasti Libertas jep hapësirë ku mund të flitet lirshëm. Nga diskutimet për tema me ndikim në shoqëri, deri te rrëfimet frymëzuese nga personalitetet e ndryshme dhe bisedat për shëndetin mendor.

    Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s'kanë "guximin" ta votojnë

    Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s'kanë "guximin" ta votojnë

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa flet si motra e një burri homoseksual, thotë se “në asnjë mënyrë, me asgjë nuk do ta rrezikoja dashurinë dhe mbështetjen për vëllain në shkëmbim të të qenët si shumica”. Në podkastin Libertas, ajo shprehet krenare me të arriturat e vëllait në jetën profesionale, por edhe me familjen e tij që ka me bashkëshortin dhe vajzën e tyre. Duke folur rreth votimit të Projektkodit Civil, një nen i të cilit do të mundësonte martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, ajo thotë se me votat aktuale që ka pozita, pamundësohet kalimi i tij, por shprehet e bindur se deputetët do të gjejnë “forcën dhe guximin njerëzor dhe politik” për t’i kthyer në ligj të drejtat që, sipas saj, askush nuk mund t’i cenojë.

    • 30 min
    Pranimi nga familja i personave LGBTI+: Këshillat e motrës së transgjinorit

    Pranimi nga familja i personave LGBTI+: Këshillat e motrës së transgjinorit

    Një ndër momentet më të rëndësishme në jetën e personave LGBTI+ është pranimi nga familja ose rrethi i tyre. Në shumicën e rasteve, veçanërisht në shoqërinë kosovare, ky është një proces i vështirë, duke marrë parasysh faktin që këta persona paragjykohen dhe stigmatizohen. Në këtë episod të podkastit Libertas, motra e një burri transgjinor në Kosovë tregon për periudhat që ajo dhe familja e saj kaluan, deri në momentin e pranimit të familjarit të tyre, ashtu siç ai ndihet. Teksa dikur motra, sot vëllai, është në proces të ndërrimit të gjinisë, ajo thotë se mbetet mbështetja më e madhe për të, gjithë jetën.

    • 30 min
    Raportimi mbi LGBTI+: "Edhe redaktorët më kanë gjykuar me fjalë homofobike"

    Raportimi mbi LGBTI+: "Edhe redaktorët më kanë gjykuar me fjalë homofobike"

    Dardan Hoti, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka pothuajse 10 vjet që punën e tij e fokuson në të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë. Përveç si gazetar, ai avokon për këto të drejta në mënyra të ndryshme, si përmes filmit dokumentar, ekspozitave, diskutimeve dhe formave të tjera, me qëllim ngritjen e vetëdijes rreth të drejtave të komunitetit LGBTI+. Si drejtor ekzekutiv i Institutit Sekhmet, ai vazhdon të mbetet zë i atyre që ndihen të shtypur, pavarësisht paragjykimeve që shpesh edhe kanë ndikuar në punën e tij si gazetar.

    • 43 min
    "Gjithmonë ka vend": Strehimorja në Tiranë që pranon persona LGBTI+ edhe nga Kosova

    "Gjithmonë ka vend": Strehimorja në Tiranë që pranon persona LGBTI+ edhe nga Kosova

    E hapur në vitin 2014, qendra "Streha" në Tiranë është bërë shtëpi për personat LGBTI+, që mbesin pa kulm mbi kokë. Aktualisht, me kapacitet për tetë persona, aty janë të strehuar edhe dy veta nga Kosova. Në mungesë të një vendi të sigurt për personat LGBTI+ në Kosovë, ata në nevojë drejtohen në këtë strehimore që udhëhiqet nga Adelajda Alikaj. "Gjithmonë ka vend", thotë ajo, me gjithë kapacitetin e limituar të strehimores. "Është e drejtë e njeriut që të marrë shërbime - pavarësisht orientimit seksual e identitetit gjinor - nëse ka nevojë për strehë, të marrë strehë", thotë Alikaj.

    • 25 min
    “Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina

    “Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina

    Teksa po fliste me nënën e tij, Arzeni në moshën 15-vjeçare vendosi ta thoshte atë që dëshironte prej kohësh: "Unë jam djalë”. Fillimisht, nëna nuk e pranoi që fëmija i saj ndihej si djalë, e jo vajzë, siç kishte lindur. Por, shumë shpejt ajo iu bë krah i fortë në rrugëtimin e tij si transgjinor, që në shoqërinë kosovare është mjaft i vështirë. Sot 21-vjeçar, ai tregon në podkastin Libertas, se si është në proces të trajtimit për ndërrimin e gjinisë, çka për të është përmbushje. "Nuk e kam pritur kurrë që do të arrij në këtë pikë, ta kem familjen dhe shoqërinë që më duan, të filloj me tranzicionin, t’i marr hormonet...”, thotë ai.

    • 38 min
    "Jeta e dyfishtë e personave LGBTI+ në Kosovë"

    "Jeta e dyfishtë e personave LGBTI+ në Kosovë"

    Personat LGBTI+ në Kosovë janë të detyruar të bëjnë jetë të dyfishtë, si pasojë e mospranimit, fillimisht brenda familjes, dhe më pas nga shoqëria, thotë Arbër Nuhiu, udhëheqës i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore. Një prej arsyeve pse personat LGBTI+ në Kosovë nuk dalin hapur, sipas tij, është sepse ata janë të vetëdijshëm për pasojat dhe mund të mbesin pa strehim për një kohë të caktuar. Zyrtarët e lartë shtetërorë marrin pjesë në Paradën e Krenarisë, megjithatë Kosova nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Kjo gjë ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, i cili nuk ka marrë mbështetje në Kuvendin e Kosovës.

    • 30 min

Top Podcasts In News

The Tucker Carlson Show
Tucker Carlson Network
The Daily
The New York Times
Pod Save America
Crooked Media
Up First
NPR
The Ben Shapiro Show
The Daily Wire
The Dan Bongino Show
Cumulus Podcast Network | Dan Bongino