Sbunker

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën. Kontakti: info@sbunker.net

  1. "Përtej ekstremizmit" - Episodi i gjashtë me Bekim Baliqin

    05/27/2025

    "Përtej ekstremizmit" - Episodi i gjashtë me Bekim Baliqin

    Në episodin e gjashtë dhe të fundit të serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit”, bisedojmë me dekanin dhe profesorin e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi. Mes tjerash, profesori Baliqi shprehet se: 🌍 Krizat e fundit ekonomike dhe të sigurisë në botë kanë nxitur rritjen e ekstremizmit të djathtë në shumë vende. Edhe pse Kosova dhe Ballkani nuk janë të ekspozuar në të njëjtin nivel, kjo nuk do të thotë se jemi të paprekshëm. Duhet të jemi vigjilentë dhe të marrim masa parandaluese. Në Kosovë, tash për tash, ky fenomen është i kontrolluar. 🧨 Që nga vitet ’90, Ballkani ka qenë dëshmitar i ekstremizmit etnonacionalist me pretendime territoriale. Këto ideologji ende janë prezentë në skenën politike të shumë vendeve të rajonit. 📣 Në Kosovë, diskursi populist ofron "zgjidhje të shpejta" në vend të ndërtimit të politikave afatgjata e të qëndrueshme. Kjo përforcohet nga polarizimi shoqëror dhe diskursi shovinist, që e nxit ndarjen dhe tensionin ndërmjet qytetarëve. Të papunët, të zhgënjyerit, dhe grupet e margjinalizuara – janë terren i përshtatshëm për radikalizim. Populizmi gjeneron mite të pastërtisë etnike dhe nxit fajësimin e elitave të “korruptuara” që “lanë vendin bosh”. Kjo lëvizje krijon një ndarje të rreme: “Ne, populli i vërtetë” kundër “atyre, elitave të korruptuara”. Ata që kanë pushtetin, pasurinë dhe ndikimin – stigmatizohen si armiq. Ky narrativ krijon një ndarje të rrezikshme sociale që mobilizon votuesit. 🇪🇺 Në shumë vende të Evropës, partitë e djathta kanë fituar terren përmes diskursit kundër emigrantëve, islamofobisë dhe përjashtimit të grupeve të ndryshme. Kjo ndodh edhe në shoqëritë ku ekzistojnë elemente ende të patejkaluara të patriarkalizmit, mizogjinisë, dhe stereotipeve gjinore apo brezore. 🌈 Ndonëse publikisht shprehet mbështetje për të drejtat e komunitetit LGBTI+, në asnjërën nga partitë politike në Kosovë nuk ka figura të deklaruara nga ky komunitet në pozita publike. Kjo dëshmon kufizimet e vërteta të përfshirjes dhe barazisë. 📢 Dëgjojeni episodin e plotë me profesor Bekim Baliqin në Youtube apo Spotify! Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Moderator: Kreshnik Gashi Sigla: Atdhe Hoda #Podcast #PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi

    43 min
  2. "Përtej ekstremizmit" - Episodi i pestë me Besa Kabashi-Ramaj

    05/20/2025

    "Përtej ekstremizmit" - Episodi i pestë me Besa Kabashi-Ramaj

    Radikalizmi islamik në Kosovë nuk ishte organik. Ai nuk u rrit nga brenda, sepse identiteti kombëtar ka qenë i pakontestueshëm, pavarësisht religjioneve apo ndikimeve të ndryshme. Radikalizmi u ushqye nga jashtë – nga elemente të huaja që vepruan kundër interesit kosovar.Politika përdor shpesh tema të ndjeshme kombëtare si teknikë manipulimi për të ndikuar opinionin publik dhe për të arritur pushtet. Kjo përzierje mes patriotizmit dhe nacionalizmit krijon mjegull në perceptimin shoqëror, duke e bërë më të vështirë ndarjen mes interesit të përgjithshëm dhe ambicieve politike.Një nga sfidat më serioze për demokracinë në Kosovë është vetëkënaqësia – një ndjenjë e rreme rehatie që i mban qytetarët larg realitetit. Kjo gjendje e bën të paqartë kufirin mes të vërtetës dhe propagandës, mes fakteve dhe opinioneve, duke lehtësuar manipulimin.Lufta hibride zhvillohet duke shfrytëzuar polarizimet e brendshme dhe pasiguritë shoqërore. Aktorët e huaj e përdorin këtë klimë për të minuar shtetësinë e Kosovës, duke e diskredituar atë përmes dezinformimit dhe instrumentalizimit të brishtësisë së institucioneve.Për Rusinë, kjo situatë përbën terren të përshtatshëm për zhvillimin e luftës hibride – me kosto të ulët por ndikim të lartë. Ajo nuk ka nevojë të krijojë kriza të reja, mjafton t’i shfrytëzojë ato që ekzistojnë për të arritur objektivat e saj.Stabiliteti shoqëror dhe shtetëror varet nga tre komponentë të ndërlidhur: siguria njerëzore, besimi në institucione dhe kufizimi i ndikimit të jashtëm. Dështimi në cilindo prej tyre krijon hapësirë për radikalizim dhe manipulim të opinionit publik.Dëgjojeni episodin e pestë të podkastit “Përtej Ekstremizmit” me Besa Kabashi-Ramaj në kanalin tonë në Youtube apo Spotify.Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.Moderator: Kreshnik GashiSigla: Atdhe Hoda#PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi #RadikalizmiIslamik #Podcast

    46 min
  3. "Përtej Ekstremizmit" - Episodi i katërt me Mirza Buljubasic

    05/13/2025

    "Përtej Ekstremizmit" - Episodi i katërt me Mirza Buljubasic

    A mundet ekstremi i djathtë të vijë në pushtet në Ballkan? A paraqet ende kërcënim për paqen në rajon? Në episodin më të ri të podkastit tonë, biseduam me Mirza Buljubašić, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë Penale, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë. Mirza ngre shqetësime të thella mbi mënyrën se si grupet ekstreme në Ballkan e fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa maskës së social-demokracisë. Ai tregon sesi shumë politikanë në rajon vetë-identifikohen si “socialdemokratë”, por nëse i analizojmë me vëmendje diskurset e tyre shohim se ata promovojnë ide përjashtuese dhe autoritariane. Kjo strategji, sipas Mirzës, nuk është e rastësishme—por një përpjekje e qëllimshme për të zgjeruar bazën elektorale përmes gjuhës së kujdesit social.Mirza thekson se për të kuptuar format e reja të ekstremizmit, duhet të largohemi nga kategoritë tradicionale politike. Shumë parti në Ballkan shfaqen si pro-evropiane, por nuk zbatojnë asnjë nga vlerat që i shpallin në letra si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit. Në fund, ai e përmbledh me një thirrje për ta lufuar fashizmin brenda nesh, si mënyra më e mirë për ta luftuar atë individualisht dhe kolektivisht. Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube apo Spotify. Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Moderator: Kreshnik Gashi Sigla: Atdhe Hoda #PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi #Ballkani

    45 min

Ratings & Reviews

4.3
out of 5
4 Ratings

About

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën. Kontakti: info@sbunker.net