Një intervistë ndryshe me Fatmir Spahiun (Bufin), aktorin dhe intelektualin e njohur të skenës shqiptare. Ai flet pa doreza për gjithçka: pse pranoi postin e ministrit të Kulturës, takimin me Albin Kurtin, dhe rrëfen hapur për shoqërinë, fenomenet, “kombin” kosovar, shëndetësinë, mediat, filmin, shoqërinë civile, Akademinë e Arteve, aktorët, komeditë dhe korrupsionin. Spahiu ndalet edhe te procesi në Hagë, jeta e tij në Beograd, Kosova para dhe pas luftës, si dhe kujton me respekt familjen Jashari, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Zikrija Canën dhe Faruk Begollin. Ai flet gjithashtu për kombëtaren e futbollit dhe sjell shumë detaje të pathëna nga jeta e tij artistike dhe njerëzore. Një rrëfim i plotë i një artisti që ka arritur ta çojë kinemanë shqiptare deri në Netflix, një bisedë e sinqertë që nuk duhet humbur! #### MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë. Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë. Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! ## MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast. We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history. From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories. Subscribe so you never miss a new episode!